• |
ide | kryesore

U raportua se e zuri poshtë ashensori, policia zbulon të vërtetën për vdekjen e punëtorit në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër



Policia në Tiranë ka zbardhur detaje për vdekjen e punëtorit 58-vjeçar ditën e djeshme në një pallat në ndërtim në zonën e ish-fushës së Aviacionit.

Ndonëse fillimisht u raportua se ishte zënë poshtë nga ashensori që përdorej nga punëtorët, i cili ishte shkëputur nga kati i parë në minus 1, policia deklaron sot zyrtarisht se dyshohet se 58-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndërkohë ka arrestuar përgjegjësin e punimeve në pallatin ku ndodhi ngjarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi zyrtarisht policia.



1 Comment

  1. Po drejtuesi teknik?
    Po punesimi ne menyre te pa ligjshme a nuk e ngarkon me pergjegjesi administatorin e kompanise qe kryen ndertimin?
    Ore, ju jeni gazetare apo barcaletaxhinj kafenesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *