• |
ide | kryesore

Dritan Goxhaj pas lirimit nga burgu: Ishte tentativë për të na trembur!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-pjestari i UÇK-së, Dritan Goxhaj tha se “lirinë nuk e kishte humbur asnjëherë” gjatë një prononcimi për mediat pas lirimit nga burgu.

Goxhaj u shpreh se arrestimi i tij “ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar e për të na hequr nga rruga jonë dhe për të na mbushur mendjen që nuk ishim në një rrugë të drejtë”.

“Sot arritëm t’ju tregojmë sërish që jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, theksoi ai.

“Lirinë nuk e kisha humbur asnjëherë, as unë as UÇK, as ata që janë në Hagë, askush nuk e ka humbur lirinë. Ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar e për të na hequr nga rruga jonë dhe për të na mbushur mendjen që nuk ishim në një rrugë të drejtë. Sot arritëm t’ju tregojmë sërish që jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, u shpreh Goxhaj.

Kujtojmë se ditën e sotme (10 tetor) Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka refuzuar ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë, si dhe ka urdhëruar lirimin e tij nga qelia.

“U vendos heqja e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane. Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale”, thuhet në njoftim.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

Ish-anëtari i UÇK-së u arrestua më 31 Korrik dhe sipas Prokurorisë, arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës.

Goxhaj akuzohej për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.



3 Comments

  1. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *