• |
ide | kryesore

Plagosën me thikë 29-vjeçarin, shoqërohen nga policia tre vëllezërit në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se konflikti ka nisur pasi i dëmtuari dhe personat e tjerë tregtonin produkte bujqësore në të njëjtin vend dhe duket se konkurrenca dhe cilësia e produktit ka qenë shkak për këtë ngjarje.

Mësohet se i dëmtuari është goditur me një thikë në pjesën e krahut dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq pritet të dalë së shpejti nga spitali.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *