• |
ide | kryesore

Festë e madhe për 100 vjetorin e familjes Agnelli, Del Piero ekzalton tifozët: “Nuk jam larguar kurrë”

-Instant, Sport, Video
Del Piero



Spektakël, amarkord, gola dhe momente prekëse për homazhin për Gianluca Vialli. Eventi i mbrëmjes për të festuar njëqindvjetorin e pronësisë së Juventus nga familja Agnelli u organizua në Pala Alpitour në Torino. Të pranishëm ishin shumë legjenda dhe ish-lojtarë të klubit, nga Platini e Zidane e deri te Del Piero, më i brohorituri nga tifozët në tribuna. Momenti kyç ishte ndeshja mes legjendave të Juventus: skuadra e bardhë mundi skuadrën e zezë 9-6. Dygolësh i Marchisio dhe Iuliano, trigolësh i Matri dhe golat e Zidane dhe Torricelli për fituesit. Nga ana tjetër golat e Evra, Davids, Ravanelli, Del Piero, Di Livio dhe Ferrara.

“Në realitet nuk u largova kurrë, ajo që është krijuar në 19 vjet është diçka unike. Natyrisht rrugët kanë ndryshuar, por kush e di se çfarë do të sjellë e ardhmja”. Alessandro Del Piero mes nostalgjisë dhe dëshirës për t’u rikthyer në bardh e zi, nuk ka përdorur lojëra fjalësh në pasarelën e festës së Juventus në Torino. E pastaj ato zërat për një impenjim në Arabi: “Ka zëra që më duan larg Italisë? Le të mos flasim për këtë sonte – shtoi ish-fantazisti i Juventus -. Kampionati deri tani? Kanë kaluar vetëm pak javë, jemi në fillim. Skuadra është atje lart, por nuk kam pse i them unë ambiciet dhe objektivat. Duhet ta bëjnë ata – e mbylli me buzëqeshje Del Piero – unë e bëra për 19 vjet”.

Lexo më tej: Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në platforma të paligjshme: rrezikon 3 vjet dënim

ELKANN: “JUVE NJË DASHURI FAMILJEJE”

John Elkann për mikrofonët e Sky Sport ka qenë i qartë: “Domethënia e Juventus? Mund të dëgjohet edhe këtu këtë mbrëmje dhe qëndron në emrin e Juventus, që është rinia. Ka shumë të rinj dhe fëmijë të lidhur me Juventus dhe jam i lumtur që mund ta shihni nga shtëpia, sepse është një moment i fortë. Lidhja e familjes sonë ka 100 vjet, më e rëndësishme është si e ndjejmë ne këtë mbrëmje, por edhe si të gjithë ata që na ndjekin. Është ky pasion i fortë i familjes sime dhe e të gjithë familjeve juventine. Çfarë fshihet pas rekordit botëror? Sekreti është Juventus, i cili është një dashuri e madhe për ne tifozët bardhezinj dhe për familjen time. Ai është transmetuar brez pas brezi dhe lidhet me të rinjtë që janë e ardhmja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *