• |
ide | kryesore

Skandali i Inter-Juve në 2018, VAR e akuzat ndaj arbitrave, rrëfehet Orsato: “Askush mos dyshojë te sinqeriteti”

-Instant, Sport
Orsato



“Më mungon Javier Zanetti, por edhe Paolo Maldini dhe Totti”. Më në fund arbitrat mund të flasin dhe Daniele Orsato nuk ngurroi ta bënte. Në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, ai foli për veten e tij në 360 gradë dhe me disa nota nostalgjike: “Inter i Jose Mourinho, ai që fitoi Tripletën, kishte Cambiasso, Stankoviç dhe atë kapiten të mrekullueshëm, Zanetti. Unë shkoj në shkolla për të mësuar edukimin e rregullave dhe gjithmonë marr shembullin e tij. Zanetti më thoshte: ‘Orsato, mos u shqetëso, edhe nëse gabove, vazhdo përpara'”. “Futbollistët e sotëm janë më të lehtë për t’u menaxhuar – shtoi bilbili, që u zgjodh më i mirë në botë nga IFFHS në vitin 2020 -. De Rossi ishte dikush që ta bënte jetën të vështirë, por nëse e takoje jashtë dhe bisedoje, zbuloje një tjetër djalë”.

VAR

“Unë isha ndër ata që ishin kundër futjes së teknologjisë sepse mendoja se do të hiqte dhe jo shtonte, u shqetësova shumë. Rosetti, drejtuesi i projektit tonë, Rizzoli dhe Rocchi më bindën. Sot duhet të them se ndihem shumë më tepër i qetë. Kur kam Irrati në Var, qetësohem, ai ka një ton zëri dhe një siguri që të qetëson menjëherë”.

EMRI NJË PROBLEM?

“Nuk është kështu, jo më, nëse ka qenë ndonjëherë. Fillimisht Rizzoli dhe më pas Rocchi insistuan shumë në këtë pikë dhe sot në video ka të rinj që nuk shohin emrin, karrierën, thjesht ndërhyjnë. Ne mundemi dhe duhet të respektojmë protokollin. Kemi arbitra të shkëlqyer. Doveri, Massa… Massa është një arbitër i mrekullueshëm. Nëse bëjmë mirë, do t’u japim dorë edhe më të rinjve”.

VESVES

“Në fushë jam më pak vesves se jashtë saj. Orsato, Massa, Doveri, i kemi shpatullat të gjera. Ndihem keq kur kritikët vënë në dyshim sinqeritetin tonë. Doveri dhe unë vijmë nga e njëjta shkollë. Ashtu si Valeri, Mazzoleni. Shkolla e dyshes Matteit dhe Collina. Askush nga ne nuk luan mirë futboll. Në dhomën e VAR ka njerëz që kanë drejtuar qindra ndeshje dhe në të gjitha nivelet. Nuk e ndjej këtë nevojë për të përfshirë ish-lojtarët”.

Lexo më tej: Bëri ndërhyrjen vrastare, habit Gjykatësi Sportiv: Maignan skualifikohet vetëm një ndeshje

Faull i Maignan? “Ata bënë mirë në fushë. Telefoni mbetet i fikur, ne na mjafton VAR”.

MOURINHO

“Kujtoni fjalët e arbitrit Chiffi. Asnjëri prej nesh nuk e nis me paragjykim, kurrë. Kemi mendime të tjera, shqetësime të tjera. Arbitri paragjykues është absurd. Ish-arbitrat që punojnë në ekipe klubesh? Ka njerëz të mirë: Maggiani te Juve, Schenone te Inter. Dhe pastaj Bergonzi, Saccani në TV”.

INTER-JUVE NË 2018

“Nuk kam asgjë për të shtuar ndaj atyre që shpjegova në Rai. Një rrëmujë shpërtheu për një foto, subjekti i portretizuar nuk ishte as vëllai im një mijë për qind. Përveç faktit që vëllai im nuk e ndjek futbollin, ai është i pasionuar rreth automobilizmit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *