• |
ide | kryesore

Zjarr masiv në një aeroport në Londër/ Anulohen të gjitha fluturimet

Lajme, Të fundit



Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpërthimit të një zjarri në një parking të sapondërtuar aty. Si pasojë e flakëve pesë persona u dërguan me urgjencë në spital duke vuajtur nga thithja e tymit.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bedfordshire deklaroi një operacion të madh për fikjen e zjarrit me 15 makina zjarrfikëse në tokë dhe tre avionë nga ajri pasi flakët u përhapën edhe në ndërtesën ngjitur.

Alarmet e automjeteve dhe shpërthime të forta u dëgjuan ndërsa makinat u dogjën një nga një, ku një dëshmitar epërshkruan shpejtësinë në të cilën flakët shpërtheu në katin e sipërm të parkingut të sapondërtuar si ‘të pabesueshme’.

Ndërtesa e parkimit të makinave në Terminalin 2 të Lutonit është shembur pjesërisht, konfirmoi Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bedfordshire, ndërsa ekuipazhet po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Pasagjerët që presin të fluturojnë nga Luton janë zgjuar me lajmin se fluturimet e tyre janë anuluar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *