• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën në Lezhë/ Plagoset një i moshuar, dërgohet në spital

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në ne rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

I moshuari që ishte me biçikletë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Sakaq mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje , ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *