• |
ide | kryesore

Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më tha Prishtina mos ta humbasë mundësinë e paqes

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin në Izrael-Palestinë. Rama tha se ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

“Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur. Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut.

Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. C’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi.” tha Rama.



24 Comments

  1. Një njeri që mund t’i vësh çdo epitet negativ që egziston ne fjalorin shqiptar. Dhe fjalë kryesore është tradhëtar.

    1. Clinton i tha Rames qe ti thote keshtu e ashtu Kurtit se nuk po i a gjej dot numrin e telefonit . Bravo Km! Je i madh. Vazhdo ne rrugen qe ke zgjedhur, per te miren e nenes Serbi

  2. Ka te drejt ne kete pik. Kosova pa nderkombetaret nuk ben dot asnje perparim. Duhet bashkepunim i ngusht me nderkombetaret dhe koordinim me ta per te gjitha veprimet. Pordhet populiste nuk i sherbejn Kosoves.

  3. Rama eshte gjeniu me i madh i politikes boterore . Ate qe nuk e kane zbuluar strateget

    me te medhenj te politikes amerikane si Henri Kisinger dhe te tjere e ka bere ai sot ne

    parlamentin shqiptar, ka zbuluar sic e thote ai vete “thelbin ” e ketij konflikti qe eshte sipas tij

    frika e lidershipit politik per te prodhuar paqe me armikun historik. Nenteksti eshte i qarte

    lidershipi politik i Kosoves ka frike te prodhoje paqe me armikun historik Serbine.

    Zbulimi i ketij gjeniu eshte sa e jashtezakonshme edhe produktive per te ardhemen. Pra baza e

    konfliktit Izrael-Palestine apo Kosove-Serbi nuk eshte fakti se te dy popujt e Izraelit e Palestines

    apo Kosoves e Serbise pretendojne te njejten atdhe cka ne menyre te pashmangeshme perjashton

    palen tjeter , por ky konflikt sipas Rames ndodhet tek paaftesia apo padeshira e lidershipeve

    politike te popujve perkates pra nuk eshte nje konflikt me baza objektive por nje konflikt per

    shkaqe subjektive, pra mjafton deshira dhe vullneti i i lidershipit politik te njerit apo dy kraheve

    qe problemi te zgjidhet njeri nga popujt te heqe dore paqesisht nga atedheu i pretenduar.

    Bravo gjigand je i madh. Tani e titje bota do njohe vetem paqe, lufterat do zhduken si me magji.

    1. Ti je nje zagar i tipik qe leh me tersellime pro hajdutit! Ose je hajduti vete ose je qeni qe leh ne emer te tije. Ato qe thote ky Kissingeri, yt le ti mdmbaje p e r vete! Kurti nuk ka nevoje per qen’ tradhtare si ky, se ka plot edhe Kosova per fat te keq! Ky Kissingeri i sumes duhet te ishte pro poltikes Kurtit, por si brekulure tradhetar qe eshte ben politiken e vuqiqit! Tung!

  4. Teoria e Ramës është që Shqiptarët duhet të lëshojnë e Serbia duhet të fitojë. Tamam teori pansllaviste.

  5. Ti je nje zagar i tipik qe leh me tersellime pro hajdutit! Ose je hajduti vete ose je qeni qe leh ne emer te tije. Ato qe thote ky Kissingeri, yt le ti mdmbaje p e r vete! Kurti nuk ka nevoje per qen’ tradhtare si ky, se ka plot edhe Kosova per fat te keq! Ky Kissingeri i sumes duhet te ishte pro poltikes Kurtit, por si brekulure tradhetar qe eshte ben politiken e vuqiqit! Tung!

  6. individ qe nuk ka moral , nuk atdhedashuri po vetem dashni per pushtetin e per milionat qe zhvat me bashkpuntoret e vet , eshte simbol i veseve ka rreth vedit homo , kucka e bastardha , do te mahet mend per keq si individ qe stimoloj vesin qe stimoloj prishjen e famileve , qe stimoloi homot .

  7. Edhe nése vertet Klinton e ka shprehur mendimin e tij per procès paqeje Serbi-Kosove, duket si keshille per Vucic,se serbet jane agresori.

    Modeli i procesit me 1993 me paktin e Oslos u mbyll me vdekjen e dy protagonisteve, vrasjen e Kryeministrit te Izraelit dhe vdekjen e papritur te Arafatit.

    Dhe ja ku jemi 30 vjet me pas, duke pare llahtarin me civile ne Izrael e ne Gaza…

    Paqja eshte e vertete, jetégjate dhe e qendrueshme kur vendoset mbi te drejten dhe te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *