• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme: Po punojmë për të larguar shqiptarët nga Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ministria e Jashtme: Po punojmë për të larguar shqiptarët nga Gaza



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se në zonën e luftës në Rripin e Gazës ka shtetas shqiptarë, të cilët duan të largohen.

Me anë të një njoftimi, ministria thotë se përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

“Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet ne njoftimin e ministrise.



5 Comments

    1. Ishte pyetje retorike dhe provokative Gimi.

      Eshte turp per Islamin shqiptar cdo lloj prezence ne Gaza apo ne Siri apo ne Iran apo ne cdo zone tjeter konflikti me Islamin Shovinist.

      Ne jemi Islam i moderuar. Ne jemi ne fakt ashtu si duhet te jete Islami.

      Njerez nga vendet e mesiperme duhet te vijne te mesojne tek ne.

      Jo Ne tek Ata.

        1. Dhe nga e di ti qe Izraeli s’e rru karin per shqipot?!

          Sikur vetem per cyber-security…

          Dhe perse nje vend me i vogel se ty duhet ta rruaj karin per ty. Perse te mos ta rruash karin Ti per te. Albanian mother fucker!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *