• |
ide | kryesore

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Në Gazë, 2 200 viktima dhe 8 700 të plagosur

Lajme, Të fundit



Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë palestineze. Në Bregun Perëndimor, 54 njerëz u vranë dhe 1100 u plagosën.

Konflikti Izrael -Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael kanë vdekur që nga nisja e luftës. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka raportuar se 2215 palestinezë kanë vdekur dhe rreth 8714 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.



4 Comments

  1. Mire ata janë terroriste dhe vranë 12
    00 vetë po keta që vranë 2500 dhe plagosen 8 900 çfarë janë?
    Njëmut ku 1/4 është hamasi 3/4 izraeli se ata janë një grup keta jane 1 shtet.

  2. Kjo seshte lufte kunder hamasi, esht krim kunder njerzimit. Mezi paska prit “bibi” per “sulmin” e hamasit te shfarose palestinezet me kuc e me mac.
    Kush eshte pro kesaj katrahure eshte kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *