• |
ide | kryesore

“90% e futbollistëve vënë baste”, zbulimi i Federbet është tronditës

-Instant, Sport
Federbet



Skandali i basteve dhe problemet e varësisë ndaj lojërave të fatit që kanë pranuar Fagioli dhe Tonali kanë ngritur pikëpyetje të reja se si të luftohet ky fenomen, i cili fatkeqësisht po rritet me shpejtësi. Por deklarata dekurajuese vijnë nga presidenti i Federbet.

ZBULIMI I BUJSHËM I FEDERBET

Federbet është një organizatë ndërkombëtare e krijuar me qëllim të luftimit të basteve të paligjshme në sport. Presidenti Francesco Baranca ka bërë deklarata të forta dhe të ashpra në një prononcim për spanjollët e Cadena Ser: “Për mendimin tim, 90% e futbollistëve vënë bast dhe kjo nuk më habit. Kam folur me shumë prej tyre. Ata kanë shumë kohë të lirë, para dhe e duan adrenalinën. Konkurrenca i bën ata të prirur për lojëra fati. E kam fjalën për baste, jo për trukime ndeshjesh. Profili i futbollistit është më i ngjashëm me atë të një ludopatiku (të varur nga bixhozi)”.

E ARDHMJA NUK ËSHTË E BUKUR

Problemi i varësisë ndaj lojërave të fatit ka qenë gjithmonë aty, por nuk është trajtuar kurrë siç duhet: “Duhet të flasim për rreziqet çdo javë, por pastaj të gjithë harrojmë. Mendoni për Neëcastle që shpenzoi 80 milionë për Tonali dhe rrezikon ta shohë të skualifikuar. A është një dëm për klubin? Do të thosha i madh. Nëse shkojmë dhe shohim të gjithë lojtarët që kanë vënë baste për kombëtaren italiane apo një kombëtare tjetër, do të përfundojmë të shkojmë të luajmë ju dhe unë. Asgjë nuk ka ndryshuar në dhjetë vitet e fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *