• |
ide | kryesore

Newcastle në ankth për bastexhiun: Tonali, shpresa e vetme është ‘skualifikimi i mbivendosur’

Sport
Tonali



Probleme të reja për mesfushorin Sandro Tonali duke qenë se dje Federata Angleze e Futbollit njoftoi hapjen e hetimeve për 50 baste të supozuara mes 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023. Periudhë kur italiani ishte transferuar tashmë te Newcastle pas shitjes që i bëri Milan. Mesfushori, për bastet e vëna në Itali, tashmë kishte rënë dakord me FIGC për një dënim prej 18 muajsh, nga të cilët 10 ishin skualifikim dhe 8 alternative. Tashmë mesfushori rrezikon një skualifikim të mëtejshëm, edhe pse ka një shpresë.

SKUALIFIKIMI I MBIVENDOSUR

Natyrisht, lajmi pati një mbulim të madh në gazetat angleze edhe pse, sipas Sun dhe Daily Mirror, Magpies kanë shpresa të mira për të mirëpritur italianin Tonali brenda afatit kohor të menduar. Gjatë hetimit të parë, që daton në vjeshtën e kaluar dhe që më pas çoi në dënimin 18-mujor, mesfushori i kishte dhënë edhe Football Association materialin e dorëzuar për hetimin italian. E për këtë arsye Newcastle pret që një skualifikim i mëtejshëm i mundshëm të mbivendoset mbi atë që ka marrë tashmë ish-lojtari i Milan, gjë që do t’i shërbente paralelisht duke u rikthyer në fushë siç ishte planifikuar në shtator.

Lexo më tej: FA akuzon Sandro Tonali: baste edhe në Angli, rrezikon një tjetër skualifikim

Tonali është lejuar të stërvitet me Newcastle, por nuk mund të luajë miqësore (përveç me dyer të mbyllura) dhe klubi shpreson që ky koncesion të ruhet edhe pas lajmeve të fundit. Një furtunë e re për klubin, që, pas vjeshtës së kaluar pati kritika për mos kontrollimin e duhur të “dosjes Tonali”, para blerjes për rreth 70 milionë euro.

REAGIMI I HOWE

Eddie Howe, menaxheri i Newcastle, foli për këtë në konferencë për shtyp: “Sandro ka vuajtur mjaft. Sëmundja nuk kishte ndaluar kur u transferua në Angli dhe njerëzit nuk duhet të jenë të ashpër me kritikat. Le të mos e ndëshkojmë më tej, sepse unë nuk e bëj këtë. Nuk besoj se kështu arrihet në rrënjën e problemit për ta zgjidhur atë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *