• |
ide | kryesore

LUFTA/ Izraeli thotë se rreth 200 pengje po mbahen në Gazë

Lajme, Të fundit



Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gazë. Ky është numër më i lartë i pengjeve sesa vlerësimet paraprake. Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha të hënën se familjarët e pengjeve janë njoftuar.

Ai nuk specifikoi se sa shtetas të huaj gjenden në Gazë në mesin e pengjeve, apo se kush po i mban ata. Shumica besohet se po mbahen pengje nga grupi militant i Hamasit. Ky grup kontrollon Gazën që nga viti 2007.

Pengjet janë kapur gjatë sulmeve masive të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Ky grup kreu sulme ajrore, tokësore dhe detare në jug të Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke bombarduar Rripin e Gazës. Si pasojë e dhunës, në Izrael janë vrarë mbi 1.400 izraelitë, ndërkaq në Rripin e Gazës janë raportuar 2.670 palestinezë të vrarë.

Izraeli ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë të evakuohen në jug të Gazës. Ky shtet ka thënë se po tenton të largojë civilët para se të ndërmarrë një fushatë të madhe kundër Hamasit në veri të Rripit të Gazës./REL



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *