• |
ide | kryesore

Rregullat e çuditshme të Kanye West për Bianca Censori

Paparazzi



Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në janar vetëm pak javë pasi reperi u divorcua zyrtarisht nga Kim Kardashian, por gjëja më e çuditshme e martesës është të gjitha rregullat që reperi i ka vendosur tashmë bashkëshortes së tij.

Një prej tyre është të mos flasësh pa lejen e tij. Sipas Daily Mail, reperi 46-vjeçar raportohet se po manipulon me stilisten 28-vjeçare.

“Kanye ka një sërë rregullash për Biancan , të cilat përfshijnë të mos flasë dhe të veshë atë që ai dëshiron ”, tha një burim anonim për Daily median. “Ai gjithashtu kërkon që ajo të hajë vetëm ushqime të caktuara dhe të bëjë stërvitje edhe pse Kanye nuk ushtrohet. Ajo nuk ka më vullnetin e saj dhe i bindet atij sepse ai e ka bindur që ata janë mbretër.”

“Disa miq të saj kanë mundur të flasin me të, por ajo nuk është e interesuar të komunikojë me ta. Bianca i ka larguar të gjithë që kanë tentuar ta ndihmojnë. Ajo i ka ofenduar dhe thotë se miqtë  janë xhelozë për famën e saj,” vazhdoi burimi. “Të gjithë janë shumë të shqetësuar.Censori ishte një person i dashur dhe sociale.  Kanye po përpiqet ta kthejë në pothuajse një Kim 2.0./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *