• |
ide | kryesore

A rrezikohet Lufta e Tretë?/ Përgjigje për 8 pyetjet rreth përplasjes Izrael – Hamas

Arkiva, Lajme, Të fundit
Izraeli



Bota është ende e trazuar nga sulmi që persona të armatosur të Hamasit kryen më 7 tetor, sulmet hakmarrëse që pasuan nga Izraeli dhe nga pushtimi i pritshëm tokësor në Rripin e Gazës. BBC ka përzgjedhur disa nga qindra pyetje të publikut në lidhje me konfliktin, ndikimin e tij dhe si mund të përfundojë ai. Janë shumë njerëz që pyesin nëse edhe vende të tjera mund të përfshihen në luftë. Korrespondentët e BBC që ndodhen në këtë rajon, u janë përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta.

A mund të çojë kjo në Luftën e Tretë Botërore?

Kur u pyet për mundësinë e përfshirjes në konflikt të Iranit ose aleatit të libanez Hezbollahut, Joe Biden tha: “Mos”. Amerikanët sapo dërguan dy grupe luftarake aeroplanmbajtëse në Mesdheun lindor për t’i dërguar një mesazh shumë të fortë Iranit që të qëndrojë jashtë. SHBA thonë se nëse dikush ndërhyn, ata do të kenë përballë fuqinë ushtarake amerikane dhe jo vetëm atë të Izraelit. Një nga linjat kryesore të ndarjeve në Lindjen e Mesme kalon nga SHBA dhe aleatët e saj si dhe Iranit me të vetët. Të dyja palët janë të vetëdijshme për rreziqet. Nëse do të kalohej nga një “luftë e ftohtë” në një “luftë të nxehtë”, kjo do të ndizte flakë jo vetëm në Lindjen e Mesme, por do të merrte rëndësi globale.

Cili është objektivi i Izraelit?

Në luftërat e kaluara, Izraeli u zotua të “godiste fort Hamasin”, për të shkatërruar aftësinë e tij për të hedhur raketa në Izrael duke përfshirë edhe rrjetin e tij të gjerë të tuneleve nëntokësore. Këtë herë është ndryshe. Izraeli po zotohet “të shkatërrojë Hamasin”, një organizatë që thotë se duhet të zhduket, si Shteti Islamik. Izraeli ka fuqinë ushtarake për të shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, për të shkatërruar tunelet e tij dhe për të gjymtuar rrjetet e tij të komandës dhe kontrollit. Megjithatë nuk është e qartë se sa di Izraeli për atë që e pret në Gaza.

Shkathtësia ushtarake e Hamasit i mundësoi atij të tejkalonte mbrojtjen e tij të frikshme, ka tronditur izraelitët. Hamasi ka të ngjarë të ketë të njëjtin sofistikim edhe kur të përballet me atë që mund të jetë një përgjigje e egër izraelite. Ndryshe nga Shteti Islamik, Hamasi është një organizatë politike dhe sociale e ngulitur në shoqërinë palestineze. Një sulm ushtarak mund të shkatërrojë metalin dhe betonin e tij, por jo guximin e njerëzve, vendosmëria e të cilëve për të vdekur për kauzën e tyre vetëm sa do të forcohet.

Cili ishte qëllimi i Hamasit me sulmin e tyre?

Arsyeja e dhënë në atë kohë nga zëdhënësi i Hamasit, Mohammed Al-Deif ishte se “mjaft është mjaft”. Sulmi, tha ai, ishte në përgjigje të atyre që Hamasi i quajti “provokime dhe poshtërime të vazhdueshme të vuajtjes së palestinezëve nga duart e izraelitëve si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor. Analistët besojnë se mund të ketë pasur edhe arsye të tjera që nuk deklarohen.

Para sulmit, Izraeli dhe Arabia Saudite ishin në rrugën e duhur drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo u kundërshtua nga Hamasi dhe mbështetësi i tij, Irani. Tani sauditët i kanë pezulluar këto bisedime. Por do të ketë pasur më shumë se kaq. Udhëheqja e Hamasit mund të ketë vënë re ndarjet e shoqërisë izraelite të shkaktuara nga reforma në gjyqësor e paraqitur nga qeveria e krahut të djathtë e Benjamin Netanyahut. Ata synuan t’i jepnin Izraelit një goditje të dhimbshme dhe për këtë ia dolën.

Pse Egjipti e mban të mbyllur kalimet?

Islami është një besim, por nuk e kapërcen domosdoshmërisht politikën e sigurisë kombëtare. Jam i sigurt se miliona myslimanë egjiptianë duan të lehtësojnë vuajtjet e civilëve në Gaza. Por qeveria egjiptiane, edhe në kohë të qeta, nuk lejon hyrjen rutinë nga Gaza përmes kalimit të Rafah. Egjipti ka qenë partneri i vogël në versionet e mëparshme të rrethimit të Gazës nga Izraeli që kur Hamasi mori kontrollin atje në 2007. Hamasi i ka rrënjët tek Vëllazëria Myslimane, një organizatë e themeluar në Egjipt një shekull më parë.

Vëllazëria dëshiron të riformësojë shtetet dhe shoqërinë në përputhje me mësimet dhe besimin islam. Ushtria egjiptiane e kundërshton këtë dëshirë. Ajo rrëzoi një president të zgjedhur mysliman në vitin 2013. Regjimi aktual i Egjiptit ka marrëdhënie me Hamasin dhe në të kaluarën ka qenë lidhja midis Hamasit dhe Izraelit, por ajo nuk dëshiron një fluks refugjatësh palestinezë. Kampet në Gaza ekzistojnë ende 75 vjet pasi u krijuan për të strehuar refugjatët e dëbuar nga Izraeli i sapo-pavaruar të cilët nuk janë lejuar kurrë të kthehen në shtëpi.

A ka kryer Hamasi një krim lufte?

Izraeli nuk e konsideronte veten në luftë me Hamasin përpara 7 tetorit, pavarësisht nga historia e mëparshme të konfliktit që shtrihej shumë vite më parë. Për Izraelin, ky ishte një akt terrorizmi, jo luftë. Qeveria e Benjamin Netanyahut po ndjek drejtësinë në mënyrën e vet dhe tashmë ka vrarë të paktën 2 komandantë të Hamasit që i konsideron si përgjegjës për masakrat. Pa dyshim që do të tentojë të vrasë shumë të tjerë. Pikëpyetje mund të ketë edhe për udhëheqjen politike të organizatës e cila jeton në Katar dhe Liban, disa prej të cilëve thonë se nuk ishin në dijeni të planeve të krahut ushtarak për të sulmuar brenda Izraelit.

Pse OKB-ja nuk po ndërhyn për ndaljen e sulmeve ajrore?

Arsyeja kryesore pse shumë vende nuk po i kërkojnë Izraelit të ndalojë sulmet ajrore është sepse ata pranojnë se vendi është sulmuar nga Hamasi dhe se ka të drejtë të mbrohet. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha këtë mëngjes: “Kam ngritur me kryeministrin izraelit nevojën për të minimizuar ndikimin mbi civilët sa më mirë që mundemi.” Kombet e Bashkuara gjithashtu i kanë kërkuar Izraelit të shmangë viktimat civile.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha pak ditë më parë: “E drejta ndërkombëtare humanitare dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të zbatohen dhe të respektohen; civilët duhet të mbrohen dhe gjithashtu të mos përdoren kurrë si mburoja”. Izraeli këmbëngul se avionët e tij luftarakë dhe artileria po godasin objektivat e Hamasit në Gaza, por në ato sulme vërtet që po vriten dhe plagosen shumë civilë. Palestinezët thonë se kjo është për shkak se sulmet izraelite janë të tepruara dhe pa dallim. Izraeli thotë se kjo është për shkak se Hamasi përdor civilët si mburoja njerëzore.

Si nuk e dinte Izraeli për sulmin e Hamasit?

Në të kaluarën, ushtria izraelite hapi një qendër të kontrollit për mbikëqyrjen e Gazës. Gazetarët e kanë të qartë se Izraeli ka informacion të shkëlqyer në kohë reale për lëvizjet në terren nga dronët dhe kamerat. Izareli ka gjithashtu një rrjet të gjerë informatorësh. Ne pamë në luftimet e majit me Xhihadin Islamik se sa i saktë ishte informacioni i Izraelit për vendndodhjen e militantëve kryesorë. Në konferenca, zyrtarët ushtarakë izraelitë pranojnë se ka pasur dështime të mëdha të inteligjencës dhe sigurisë kur bëhet fjalë për sulmin e paprecedentë, vdekjeprurës nga Hamasi. Megjithatë, ne mund të mbështetemi në faktin se Izraeli ka një listë të saktë dhe të gjatë të objektivave të Hamasit që do të ndjekë sapo të futet në terren.

Si krahasohet Hezbollahu me Hamasin?

Hezbollahu është një lëvizje ushtarake, politike dhe sociale libaneze dhe është parë prej kohësh nga Izraeli si një forcë më e frikshme se Hamasi. Grupi i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani ka rreth 130 mijë raketa sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e këtij arsenali përbëhet nga raketa artilerie të vogla, të lëvizshme nga njeriu dhe të padrejtuara nga sipërfaqja në tokë. Ai përfshin gjithashtu raketa kundërajrore dhe kundër anijeve, si dhe raketa të drejtuara të afta për të goditur thellë brenda Izraelit. Kjo është shumë më e sofistikuar se ajo që Hamasi ka në dispozicion. Udhëheqësi i Hezbollahut ka pohuar se ka 100 mijë luftëtarë megjithëse vlerësimet e pavarura variojnë midis 20 mijë dhe 50 mijë. Shumë prej tyre janë të stërvitur mirë dhe kanë luftuar në luftën civile siriane. Për krahasim, Hamasi ka rreth 30 mijë luftëtarë, sipas Izraelit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nese te gjith te ffuqishmit largohen nga padrejtesija respektojn limit dhe te drejtat njerzore gjithcka do zhvillohej si normalitet thotë:

    Gaza u pushtu padrejtesish dekada me par kete e din te gjith Jan faktet dhe zhvillimet dhe perpara fakteve dhe zhvillimeve propaganda ska vler pushtuesi nuk mund te shitet dhe blihet si viktim kjo natyr zhvillimi dhe propagandimi verse izraelin po e zhyt ne vetzhgenjim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *