• |
ide | kryesore

Grabitën një lokal në Tiranë, arrestohet një 20-vjeçar, në kërkim bashkëpunëtori

Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim kanë kryer një grabitje në kryeqytet. Dyshohet se dy të rinjtë kanë vjedhur në një lokal në bulevardin “Bajram Curri”.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin O. Zh., 20 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në një lokal në bulevardin “Bajram Curri”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *