• |
ide | kryesore

Deputetët e opozitës bllokojnë nisjen e seancës, Berisha: Është fillimi i rezistencës

Lajme, Të fundit
Amant



Deputetët e opozitës kanë bllokuar nisjen e seancës së Kuvendit, ndërsa ish-kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur një formë alternative për të komunikuar me publikun. Ai është futur “LIVE” në rrjetin sociale Facebook, praktikë e ndjekur edhe më parë nga ana e tij në Kuvend.

“Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më. Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me Lindën e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave në të cilën Edi Rama dilte i implikuar bashkë me një pjesë të nomoklaturës së tij, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisionet hetimore. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare”, u shpreh Berisha.



3 Comments

  1. Lulzim Basha – ‘Lufta, sapo ka filluar.’
    Njerëzit – ‘lol’

    Sali Berisha – ‘Është fillimi i rezistencës.’
    Njerëzit – ‘rofl’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *