• |
ide | kryesore

Bastet, prapaktheu e spiunit të Corona: “Për Barella jam gabuar”

-Instant, Sport
Barella



Akuza, replika e prapakthime. Në harkun e 24 orëve Nicolò Barella futet dhe del nga çështja e basteve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E në këtë rast është thjesht sa për të thënë, sepse në realitet lojtari i Inter, i futur në lojë nga spiuni i Fabrizio Corona, Maurizio Petra, nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë. Barella tashmë e ka shpallur synimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore. Fakti është se përgjigja shumë e ashpër e Barella, e kombinuar me shërbimet e mira të avokatit, duhet ta ketë bindur Maurizio Petra, që të bëjë një kthesë të shpejtë dhe të qartë për këtë çështje. Në faqet e La Verità, së cilës i kishte dhënë intervistën e parë, të shkujdesur, ai tërhiqet: “Kam gabuar për emrin e Barella. Antonio dhe Zaniolo kanë folur për lojtarë të tjerë”, tha ai. Përpara se të konfirmonte ekzistencën e dosjes së famshme “që do të jetë në Prokurori të hënën”. Një dosje që nuk mundi ta ridëgjonte “sepse avokati më pengoi të hap testamentin”.

Fakti është se bombat e fundit të lëshuara nga Corona dhe burimi i tij përfunduan të gjitha të rrëzuara. Njëra pas tjetrës. Së pari Zaleëski, pastaj El Shaaraëy dhe Casale e tani Barella. Një seri gabimesh targetimi që ngrenë shumë dyshime për cilësinë e informacionit që është në duart e akuzuesve kryesorë në çështjen e basteve. Koha do të tregojë se sa dhe si kanë gabuar.

Ndërkohë, Petra mbajn pranimet e fajit: “Ju nuk kishit lidhje fare – thotë Petra përsëri në La Verità -. Raportuat atë që thashë dhe shkrova. Për këtë gabim dua t’i kërkoj falje mesfushorit Barella. Unë gabova në emërtimin e tij, por u ngatërrova sepse është përmendur shumë këto ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *