• |
ide | kryesore

U kap me lëndë narkotike, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Korçë. Blutë njoftojnë se arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 17, të riut iu gjet një sasi e vogël kanabisi.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis. Këtë të fundit ia sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Ndërkaq, në Maliq filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj. Ai dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar, gjatë një konflitkti për motive të dobëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *