• |
ide | kryesore

Video/ Autogoli i Dumfur në të 86′ thyen Skënderbeun me 10 lojtarë: Vllaznia kalon 0-2 në Korçë

-Instant, F1, Sport, Video
Dumfur



Vllaznia rrëmben në Korcë një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur 0-2 Skënderbeun. Në ndeshjen që hapi javën e 9 të Superiores, korçarët janë dorëzuar përballë ish-trajnerit të tyre, pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34′. Ai që do të kishte qenë barazimi i parë i bardhekuqve në këtë kampionat u shkatërrua katër minuta nga fundi, nga autogoli i Dumfur. Pastaj në shtesë, Vllaznia shënoi edhe golin e dytë me Delaj, duke i dhënë fund krizës së kohëve të fundit.

Në një ndeshje të ekuilibruar, diferencën e bëri dalja me karton të kuq të Prençit. Deri në atë moment, Shaqe e Rashica për vendasit dhe Gruda për kuqeblutë kishin dhënë sinjalet e para, por jo të mjaftueshme para portës. Pastaj gabimi në kontroll i Ramos, që detyroi Prençin të ndalonte në mënyrë të gabuar Grudën të lëshuar drejt portës spostoi ekuilibrat.

Vllaznia kishte më shumë hapësirë, por skuadra e Gvozdenovic mbylli mirë fushën, duke limituar dëmet. Alia bëri shpëtimtarin në minutën e 46′-48′, ndërsa më pas ritmi i kuqebluve ra, pavarësisht dominimit. Balaj e bënte të ndihej prezencën, por Rashica e Liço në kundërsulm frikësonte jo pak shkodranët. Episodi që vendosi ndeshjen pastaj ishte autogoli i Dumfur. Mbrojtësi në minutën e 86′ devijoi në rrjetë gabimisht krosimin nga e djathta. Në fund pastaj, në minutën e pestë shtesë, Delaj vulosi suksesin 2-0.

Shkodranët arrijnë korcarët në mesin e renditjes me 12 pikë, duke mbajtur hapur objektivin Final Four. Skënderbeu pëson humbjen e dytë radhazi, pas asaj në Laç. Suksesi i parë pas tre ndeshjeve për Memellin, që ndalon për momentin lëkundjet e pankinës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *