• |
ide | kryesore

Italia dëbon një kosovar dhe një tunizian: Ishin mjaft të radikalizuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
radikalizuar



Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se kishte dëbuar nga vendi një tunizian dhe një kosovar të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas njoftimit të bërë thuhet se ata ishin “mjaft të radikalizuar”. Vetëm në vitin 2023 Italia ka miratuar dëbimin e 56 personave të konsideruar të rrezikshëm. Emrat e tunizianit dhe kosovarit nuk bëhen të ditur.

Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari tunizian mbante brenda qelisë së tij në burgun e Piacenza një foto të një burri të armatosur me automatik dhe me flamurin e ISIS pas tij. I liruar nga burgu në vitin 2020, tuniziani kishte marrë disa urdhra të dëbimit, por ato nuk ishin ekzekutuar asnjëherë. Më 26 shtator ai u gjurmua nga autoritetet të cilat e ndaluan. Pasi u kontaktua edhe nga autoritetet kompetente konsullore tuniziane, ai u riatdhesuan vendin e tij.

Ndërsa shtetasi nga Kosova ishte vënë re nga hetuesit që po monitoronin një grup personash të radikalizuar në Venecia. Në vitin 2017, u arrestuan 3 shtetas kosovarë ndaj të cilëve kishin dalë prova të rënda fajësie për pjesëmarrje në një organizatë me qëllim të terrorizmit ndërkombëtar dhe me lidhje me ideologjinë e Shtetit Islamik.

Më 14 tetor 2023, kosovari u gjurmua në provincën e Triestes dhe u arrestua për veprën penale të shkeljes së ndalimit për rihyrje në territorin italian. Pas një procesi shumë të shpejtë të zhvilluar në Seksionin Penal të Gjykatës së Triestes, ai u dënua me 8 muaj burg. Edhe kosovari u riatdhesua në vendin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *