• |
ide | kryesore

Privatizimi i kompleksit ”Partizani”, sot caktohet masa e sigurisë për Malltezin dhe Bektashin

Lajme, Të fundit



Sot në orën 13:30, GJKKO mban seancën për caktimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK dy ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.



9 Comments

  1. 9. Lista e përfituesve të truallit të kompleksit “Partizani”, ku nr. 22 është Jamarbër Malltezit, i cili kishte 1/64 pjesë të truallit, ndërsa 1 javë pas privatizimit, doli pronar me 1/3 e sipërfaqes.

  2. Bektashi i ka te gjitha letrat ne rregull qe te behet bashkepunetor i drejtesise dhe gjithashtu te merret ne mbrojtje nga ajo.

    1. Jorgo , kur te behet tigri kshu si thua ti , do ta ndjeke nga pas dhe Bektashi . Ups harrova eshte me e gjate lista nga keta te tute , jane plot dosjet po pellcasin . Kurse malokut ne 10 vite e kusur pushtet , vetem akuza me hamendesime i bete . Pyet ndonje nga ata juristet tuaj te dalluar , korrupsioni pasiv eshte gati i pamundur te vertetohet.
      Kush to deshmoje , nje rrot kari si Isa Tare ?
      Nejse ju jeni mesuar qe te gezoheni gjithmone parakohe , po mund te tentoni te vrisni shume gjera po a do ja dilni. Ne Yale ka nje thenie hebraike ” ne kete bote mund te ti marrin te tera , shtepine , pronat leket , por ama kurr nuk mund te te vjedhin cfare ke ne koken tende” . Keni bythe te shkoni te plumbi , hajdeni bujrum , po nuk jua shkerdhyem mamate te gjitheve kete rradhe . Nuk do kete me Neritan Ceka qe te ndaloje miletin kundra kaposhit te kuq.
      Ne te mira nga sot e tutje Jorgaq.

  3. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB

    1. per iceneratorin u dhan gjithato vite burg. Mbase do jepen te tjera. Po fakti qe eshte abuzuar me inceneratorin nuk e ben kete te pafajshem. Boll mbrojtet pushtetaret e korrptuar o mjeran se na kan vjedhur te gjitheve, nuk eshte se keta te PD vjedhin ata te PS apo ata te PS vjedhin keta te PD. Te dyja palet vjedhin neve, njerezit e thejsht. Keshtu qe suflake, dumbabista e patronazhista, nese jeni njerez te thjesht, lereni drejtesin te bej te veten.

      1. Dopio Non Grata u bete!

        Por duket qe s’keni zene mend.

        Vazhdoni ne kete drejtim dhe shpallja si Organizate Terroriste aty eshte, mbrapa deres! 😅

  4. Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu. Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste.Jemi te jamarbri dhe salihu o loqe qe kurre nuk u poqe

  5. Qija ropt dolen te gjith duke mbrojtur hajdutin. Ca thon qe ka vjedh pak, ca thon ka vjedh me pak se keta te PS dhe sikurse ka vjedh pak apo me pak, dalin ne konluzione se eshte gjyq politik (meqe ka vjedh 5 milion Euro dhe jo 500 milion si keta te tjeret). Po mir o djema, ju qofshi qe dilni e mbroni dike meqe eshte vetem icik hajdut, po nqs ligji duhet te jet i barabart ateher lereni drejtesin te shprehet e mos u beni avokat te pushtetareve hajduta se ne fund te fundit edhe pse nuk e kuptoni u kan vjedhur juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *