• |
ide | kryesore

Video/ Berisha i mbyll portën Fiorentinës: goditje e Empolit në Franchi me Caputo e Gyasi

-Instant, Sport, Video
Caputo



Fiorentina rrëzohet 2-0 në shtëpi kundër Empolit, në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të Serie A dhe ngadalësoi ecurinë e saj. Viola arrihen tashmë nga Napoli në vendin e katërt në renditje. Djemtë e Andreazzoli luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer dhe me meritë e mbyllën në epërsi falë një blitzi të Caputo në minutën e 21′. Skuadra e Italiano u përpoq të bënte një reagim në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëhej vërtet i rrezikshëm. Berisha ishta i kujdesshëm në të gjitha rastet. Një tjetër portë e paprekur për portierin e kombëtares së Shqipërisë. Empoli po ndjen sigurtnë e krijuar nga Berisha dhe, pas një rrëmuje në mbrojtje, shënoi edhe 0-2 në minutën e 81′, të firmosur nga Gyasi. Ndaj derbi toskan shkon për Empolin, që largohet nga zona e rënies me një fitore të madhe.

E kundërta e arritjes së zonës Champions League. Fiorentina bie rëndë në derbin me Empolin, me një rezultat të pastër 0-2. Një rezultat që dobëson momentin madhështor të Viola. E që njëkohësisht ndez shpresat e mbijetesës për klubin e Fabrizio Corsi. Për Empolin, një gol në çdo pjesë: Caputo në pjesën e parë dhe zëvendësuesi Gyasi në pjesën e dytë. Një paraqitje me autoritet të madh, me një mbrojtje solide (Luperto fantastik), shumë presing dhe depërtime të shpejta . Andreazzoli shfrytëzoi në maksimum shpejtësinë e treshes përpara: Cambiaghi, Caputo dhe Cancellieri. Tekniku fiton ndeshjen e shahut me kolegun Italiano, duke mbytur lojën e Fiorentinës me punën e madhe të Marin, Grassi, Maleh. Empoli gjeti kështu depërtimet në thellësi dhe konkretizimin para portës, që i kishte munguar deri tani.

UDINESE 1-1 LECCE

Lecce dominoi në fillimin e ndeshjes, por rrezikoi shumë në stadiumin Bluenergy në Udine. Në fakt, ndeshja e parë e së hënës në Serie A pa salentinët të barazonin 1-1 ndaj Udinese. Bardhezinj për gjysmë ore përkëdhelën fitoren e parë të sezonit. Thauvin i dha epërsinë ekipit të tij me një penallti në minutën e 49′. Piccoli barazoi me një goditje prej sulmuesi të madh në minutën e 83′. Një pikë e rëndësishme për friulianët, të cilët ngjiten në 6 pikë dhe e hidhur për Lecce të drejtuar nga tekniku D’Aversa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *