• |
ide | kryesore

Calciopoli merr fund pas 17 vjetësh: Juventus heq dorë nga ankimimi i fundit kundër Inter për titullin 2006

-Instant, Sport
Calciopoli



Pas 17 vitesh mund t’i vendoset fjala fund Calciopoli. Juventus, në fakt, hoqi dorë nga ankimimi në Këshillin e Shtetit kundër FIGC dhe Inter për të rrëzuar vendimin e TAR-it të vitit 2016. Ky vendim u kishte mohuar bardhezinjve kompensimin për “dëmin e padrejtë” të shkaktuar nga vendimi i komisionerit të jashtëzakonshëm të Federatës së Futbollit, Guido Rossi. Atëherë, ai i dorëzoi skuadrës zikaltër titullin e vitit 2006, që mbeti vakant pas vendimeve të sistemit të drejtësisë sportive mbi skandalin e Calciopoli.

Lexo më tej: Moggi në CDA e Juventus, i dhuron Agnelli Usb me file: “Duhet rihapur Calciopoli”

Seanca për apelimin ishte caktuar për mëngjesin e sotëm, por më 13 tetor Juventusi kishte vendosur të tërhiqej nga kërkesën për dëmshpërblim, të nënshkruar nga presidenti Gianluca Ferrero. “Heqja dorë nga ankimimi në mbrojtje dhe përfaqësimi i klubit të futbollit Juventus kundër Federatës së Futbollit dhe spa Inter Milano. Nënshkruar për konfirmim: doktor Gianluca Ferrero, president i Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësues ligjor i Juventusit”. Gushtin e kaluar Këshilli i Shtetit mbylli polemikën e Juventus për dhënien e titullit të vitit 2006 te Inter, pas revokimit të titullit nga Juventus, duke hedhur poshtë ankimimin kundër FIGC, Inter dhe CONI (të gjithë të paraqitur në gjykatë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *