• |
ide | kryesore

Caputo i ngashëryer në Franchi, një gol për të bijën: “Ishte e sëmurë, mendova të hiqja dorë nga sporti”

-Instant, Sport
Caputo



Dedikimi pas golit që i dha avantazhin Empolit në derbin e fituar 2-0 ndaj Fiorentinës, i tronditi të gjithë. Mendimet e Francesco Caputo shkuan menjëherë te vajza e tij. Dhurata speciale për të mbërriti nga Franchi, për një ditëlindje që do të mbërrijë së shpejti. “Doja shumë, ajo kishte një problem shëndetësor, ishte në spital për 50 ditë. Gjatë asaj kohe mendova edhe të largohesha nga futbolli – tha sulmuesi pas ndeshjes -. Doja shumë të shënoja për vajzën time e cila tani më në fund është mirë dhe gjithçka u zgjidh. Fitore si këto na japin besim dhe moral dhe na shtyjnë të vazhdojmë kështu. Trajneri e ka përgatitur këtë ndeshje në mënyrë të shkëlqyer. Për sa më përket mua, unë po e vë përvojën time në dispozicion të ekipit”.

Empoli fitoi 2-0 në shtëpi kundër Fiorentinës, në ndeshjen e fundit të javës së nëntë të Serie A. Skuadra e teknikut Italiano arrihet tashmë nga Napoli në vendin e katërt në renditje. Djemtë e Andreazzoli, ku luajnë edhe shqiptarët Etrit Berisha e Ardian Ismajli, bënë një pjesë të parë të shkëlqyer. Falë një goli të Caputo në minutën e 21′, Empoli shkoi në pushim në avantazh. Fioentina u përpoq të bënte një reagim në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëhej e rrezikshme. Berisha ishte i kujdesshëm në të gjitha rastet. Një tjetër portë e paprekur për portierin e kombëtares së Shqipërisë. Empoli pastaj shënoi edhe 0-2 në minutën e 81′, të firmosur nga Gyasi. Derbi toskan shkoi për Empolin, që largohet nga zona e rënies me një fitore të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *