• |
ide | kryesore

Akuza ndaj Berishës/ Topalli: Po diskutojmë mënyrën e përgjigjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Topalli



Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në një dalje për mediat ka komentuar situatën e ish-kryeministrit Berisha me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj kreut të opozitës, ndërsa u shpreh se po diskutohen variantet për përgjigjen e opozitës ndaj këtij rasti.

Sipas saj është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me “republikën e prokurorëve” që sipas saj nuk njohin Kushtetutën.

“Po i bëjnë sulm politik kreut të opozitës. Kjo është çështje e opozitës, jo e zotit Berisha. Nuk pranohet lehtë. Ka shumë variante, të gjitha po diskutohen. Në historinë e pluralizmit shqiptar nuk do gjeni një vështirësi kaq të madhe që i bëhet opozitës aq sa PD në Shqipëri. Tentojnë ta blejnë ta asgjësojnë ose t’i godasin kryetarin.
Kjo forcë politike gjithmonë ka gjetur kurajën për t’i qëndruar besimeve të saj. E vërteta është që kur ishte 21-shi dhe Lulzim Basha donte ta përjashtonte Berishën, dy deputetë dolën në krah të tij, Flamur Noka, Paloka dhe Tritan Shehu. Të tjerët erdhën më vonë, Politika mbijeton mbi frikën. Sulmohet më i forti për të ngjallur frikë tek të tjerët.
Situata është shumë e komplikuar, kjo është betejë politike, e vështirë por e rëndësishme. Është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me republikën e prokurorëve që nuk njohin Kushtetutën e vendit”, u shpreh ajo.



18 Comments

  1. KERKOHEN TRIMA.
    TE KEN KETO CILESI.

    1. TE JEN PA SHKOLL.
    se nuk ka cu duhet.

    2. TE KEN LINDUR PAR VITIT 1997.
    se jan brez i squt ata.

    3. TE MOS BEJN SHUME PYETJE.
    ci do pyetjet, humbje kohe. mendojm ne per ju.

    4. TA KEN NDARE MENDJEN.
    s ke ce do jeten.

  2. Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.Topalli e zene ngushte nga salihu,pas tre ditesh doli te thote nja dy fjale per Qenin serb salih

  3. Ti sekuestrohet gjithcka, llogarite bankare, deri edhe apartamentet pronarit te ligjshem te tokes,
    kurse partnerit strategjik te rilindjes vec nje cope toke,

    Ky eshte nje dystandart i ndyre dhe hipokrizi e organeve te drejtesise.

  4. Une do ta denoncoj publikisht por edhe ne SKAP, nje tjeter afere gjigande korruptive te

    ish-Kryeministrit Berisha. Ajo eshte bere ne sy te te gjitheve, ka kushtuar mbi nje miliard

    euro, por vetem une me mendjen time gjeniale e kam zbuluar kete korrupsion pasiv.

    behet fjale per Rrugen e Kombit. Te gjithe ia atribuan Berishes meritat e ndertimit te kesaj

    ruge duke menduar me naivitet se kete e beri per te lidh dy pjeset e ndara te nje kombi,

    por vetem une zbulova se qellimi i vertete ishte qe disa kushurinj te mbetur ne Vicidol te

    leviznin nga Tirana ne Tropoje dhe anasjelltas me shpejt, e me lire . vetem nga nje llogari e

    thjeshte del se perfitimi i kusherinjeve te tij nga kojo afere eshte marramendese, kete rruge

    ata e benin per 12 ore , ndersa sot u duhen 3-4 ore pra 8 ore me pak me

    makine por 8 ore karburant me pak ,dhe duke pasur parasysh taksat e larta mbi naften qe

    perfitin buzheti i shetit atehere shteti ka pesuar nje dem ekonomik shume te madh per

    shkak te korrupsionit pasiv te Berishes qe beri Rrugen e Kombit. Pavaresuisht se rama e beri

    nje korigjim deri diku duke vene taksen dhe Traun , perseri demi eshte shume i madhe dhe

    pergjegjesia e berishes akoma me e madhe dhe e pafalshme.

    1. hetimi per rrugen e kombit ku dy B-te vodhen 250 milion euro u mbyll me procedur e jo se dy B-te dolen te pafajshem. Po ku merr vesh ti dele, kape nje tem per te ber ironi po ja qe edhe aty ka pas vjedhje gjigande, te dhjefsha 5 milionet e dhendrit te ketij.

  5. Plotesisht ke te drejte znj Topalli; pse duhet te ket dy standarte; per Sajmirin dhe Tigrin kerkohet leja nga parlamenti ,kurse per Berishen jo?? Cfare ka ndodhur me keta skapista?

    1. boll na bet te gjith si jurista kur nuk dini as nje ligj. Duke u kap pas fijes se barit kur vet Berisha thoshte qe ska pse te merret lej ne parlament, vet ai dora vet. Tani thot pse nuk u morr leje. E para leje kerkohet kur hiqet liria (burg dmth) jo kur i thon je nen hetim po mund te vish verdall. Po ju idjotet e dobishem te hajdutit shkoni e beni kamikazin per te o mjeran. Ai me miliarda ju pa buk, shkoni e mbroni miliardat e atij.

  6. Ky dashnori i kushtetutes pse nuk shkon e te pergjigjet ne istitucionet perkatese sic e parashikon kushtetuta po ka 4 dit qe del e ben konferenca partie qe te flasi per hallin e vet. I ka hy tartakuti ne bark dhe po shan e kercenon te gjith, pervec atij qe eshte vertet mbrapa kesaj, pervec USA-ve. Si frikacat keshtu bente edhe me Fatmir Haklaj qe sa qe gjall nuk guxoi tja permendte njeher emrin. Sot tha: tani eshte koha per veprim. Se dje mesa duket nuk ishte por tani qe ky ka probleme me ligjin tani duhet te cohen gjith dumbabistat per hallin e ketij. Tani follon revolucioni. Nje shtetar qe pretendon pafajsi nuk kapet pas procedurave po shkon e perballet, po ky eshte i zhytur ne mut dhe ka frik te perballet. Po therret te tjeret hajde me mbroni mua dhe gjen e vjedhur.

  7. I tha Sala kesaj, dil dhe justifiko buken qe ke ngren prej meje. s urdheron shoku shef. Kan dal te gjith hajnat e Berishes te mbrojn Berishen se e kan detyrim.

  8. edhe kjo duhet hetuar, kjo paguante nje dark ne Londer me burrin e cunin 15 mij paund. Donte nje emigrant ti paguante faturen per respekt, la gjith kursimet e vitit dhe pastaj respekti doli dhe publikoi faturen e kesaj.

  9. Të jesh dashnor i kushtetutës sipas 16:14 qeka një gjë negative dhe duhet t’i bindesh dikujt që duhet t’a zbatojë pikë për pikë dhe kjo drejtësia. Dhe kushtetuta e thotë qartësisht për deputetin që për krimbat e rilindjes aplikohet duke i favorizuar dhe për Berishën as nuk aplikohet procedura që dihet që do do të jetë ndryshe. Dhe kanë kaq guxim në marrëzinë e tyre që as për biblën e sistemit juridik nuk pyesin. Këtë vetëm militantë dhe gjyqtarë mbështetës të diktaturës Ramiste mund t’a bëjnë gjë që kanë bërë dhe baballarët e tyre.

    1. boll na hape barkun se ishte ironike. Ku di Saliu ca eshte ligji, ai eshte vet ligji, nje person qe vret e vjedh nuk eshte se respekon shum ligjin o dumbabist.

  10. Ja pse Fatmir Bektashi është njeriu kyç i këtij hetimi. Nëse do të konfirmojë (duke përgënjeshtruar Berishën) që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kullave, atëherë do të jetë prova që familja Berisha është korruptuar në këmbim të favoreve të dhëna në procesin e privatizimit. Nëse do të ndryshojë version dhe do t’i japë të drejtë Sali Berishës, atëherë do të jetë kjo prova që ndërsa vjehrri vendoste Shtetin në dispozicion të privatizimit të truallit, Jamarbër Malltezi pastronte në ato 19 kulla paratë e pista të familjes. Si në një rast, ashtu dhe në tjëtrin, të gjithë rezultojnë fajtorë.O ceceni Gimi salihu nuk e ka njohur ka bere fushate kunder kushtetutes ne fushate e 98 por ti atehere ishe ne epruveten e laboratorit berisha dhe nuk di gje,Qeni serb salih nuk e di cdo te thote dashuri o loqe qe kurre nuk u poqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *