• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Lajme, Të fundit



Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.

Ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa burime bëjnë me dije se janë edhe disa të tjerë të shoqëruar. Disa muaj më parë, Dashi kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga ish-eprori i saj, Artan Lame. Që prej asaj kohe, ka nisur një hetim nga SPAK në Kadastrën Shtetërore, ku edhe janë marrë në pyetje disa punonjës.



8 Comments

  1. rajmonda dashi emer i degjuar ka qene dhe ne tirane !

    po ca prisni te gjeni kur drejtojne ridhjersit?! noi qe ka respekt per punen dhe detyren apo qe thjesht ben detyren edhe pse nuk e ka qejf fare ?

    jo or lum miku gjen hajdute dhe matrapaze qe dun me te vjedh edhe rrobat e trupit

    sa per dijeni kjo i ka hy dikujt ne hak q e gjeti anen ta coje ne spak!

  2. Po Jurgis Çyrbja kur do hyjë në burg zoterinj te SPAK? Apo e keni frike? Te llapi kjo motra qe arrestuat sot per Jurgisin se te mpleksur jane ne te njejtin vend apo s’keni bole per tu marre me deputetet e PS? Ju e keni letren e Erion Veliaj me firme e vule monument prove por s’e fusni dot ne burg o dhjersa 😂

  3. Berisha bën ‘copë’ Shqipërinë në median greke: Tek ne ka një fond sekret! S’duroj dot kur preket Beleri…Tani keni te drejte te mburreni burrecin serb te ballkanit salih berisha,per bythen e vet shet dhe kalamajte e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *