• |
ide | kryesore

Ballkani pret Astana në Prishtinë: 60 ekipe në fushë për kompeticionet europiane

-Instant, Sport
Ballkani



Europa League dhe Conference League do të zbresin në fushë për raundin e tretë të kompeticioneve. Ballkani do të zbresë në Prishtinë, për turneun e tretë për nga rëndësia, për tu ndeshur me Astana. Një ndeshje shumë e rëndësishme për Ilir Dajën, që vjen pasi mposhti Dinamon e Zagbrebit. Në fushë edhe Roma, Liverpool e Atalanta për Europa League.

Mourinho është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së sotme në Olimpico kundër Slavia Pragë. Çekët janë në krye të grupit me pikë maksimale, së bashku me verdhekuqtë. Një sfidë për vendin e parë, duke qenë se moskalimi në turin tjetër duket vërtet i pamundur për të dy. Në Romë, përveç dëshirës së ripërsëritjes së ndeshjes së pabesueshme të kthimit të Kupës UEFA 1996, duhet të qëndrojnë të fokusuar te Slavia, pa menduar për Interin dhe fishkëllimat që do të presin Lukakun. Ndërkohë belgu ngroh motorët pa Dybala. Dyshja me Belottin nuk shkëlqen në imagjinatë, por i jep peshë dhe forcë sulmit. Kundërshtarët, megjithatë, janë shumë të organizuar. Trpisovsky, trajneri i çekëve, është shumë i përgatitur dhe di t’i menaxhojë mirë dy fazat, në një sistem loje që përfshin tre mbrojtës dhe dy mesfushorë sulmues pas qendërsulmuesit.

Atalanta luan në transfertën e Graz dhe Gasperini tashmë ka thënë se ka frikë nga austriakët, sepse ata japin maksimumin në shtëpi: “Lojë sulmuese, cilësi, ritëm të lartë”. Ajo që zakonisht bëjnë bergamaskët. Është e ndaluar të mendohet për turnover, mbetet për t’u parë se kush do të zgjidhet për të formuar treshen sulmuese me Scamacca dhe Lookman. Koopmeiners është rikuperuar por jo ende 100%. Një mes Pasalic ose De Ketelaere mund të luajë titullar.

NDESHJET E EUROPA LEAGUE

Europa League Group A
18:45 Olympiacos – West Ham United
18:45 TSC Backa Topola – Freiburg
Europa League Group B
18:45 Marseille – AEK Athens
21:00 Brighton – Ajax
Europa League Group C
18:45 Aris Limassol – Real Betis
18:45 Sparta Prague – Rangers
Europa League Group D
18:45 Rakow Czestochowa – Sporting CP
18:45 Sturm Graz – Atalanta
Europa League Group E
21:00 Liverpool – Toulouse
21:00 Union St.Gilloise – LASK
Europa League Group F
21:00 Panathinaikos – Rennes
Europa League Group G
21:00 FC Sheriff – Servette
21:00 Roma – Slavia Prague
Europa League Group H
18:45 Molde – BK Haecken
21:00 Bayer Leverkusen – Qarabag FK

BALLKANI, SHANSI I ARTË

Në Conference League, Ilir Daja ka shansin më të mirë për të tentuar të vendosë hipotekën mbi kualifikimin. Ndeshjet e dyfishta me Astana që mbyll renditjen, mund ti japin përparësi për të krijuar sigurinë, pas fitores me Dinamo Zagreb. Ballkani ka tashmë 3 pikë, po aq sa kroatët, që duhet të përballen me kryesuesit e Victoria Plzen. Sfidë delikate për Fiorentinën, që ka fitoren të detyrueshme në shtëpi ndaj serbëve të Cukaricki. Renditja i sheh dy pikë prapa kryesuesve të Ferencvaros dhe Genk, ndërsa kundërshtarët e mbrëmjes së sotme janë të fundit me zero pikë. Jo një impenjim i pamundur për skuadrën italiane, që megjithatë duhet të gjejë golat e sulmuesit. Cukaricki duket testi më i mirë për të zgjidhur problemet në fazën ofensive. Ikoné, Barak dhe Kouamé duhet të veprojnë pas Beltran.

Lexo më tej: Video/ Mbappé i pandalshëm, tris i PSG: Milan sheh eliminimin, Dortmund ‘nxin’ Qymyrxhinjtë

NDESHJET E CONFERENCE LEAGUE

Europa Conference League Group A
18:45Klaksvik – Olimpija Ljubljana
18:45 Lille – Slovan Bratislava
Europa Conference League Group B
18:45 Gent – Breidablik
Europa Conference League Group C
18:45 Ballkani – FC Astana
21:00 Dinamo Zagreb – Viktoria Plzen
Europa Conference League Group D
18:45 Lugano – Club Brugge
21:00 Bodo/Glimt – Besiktas
Europa Conference League Group E
18:45 AZ Alkmaar – Aston Villa
21:00 Zrinjski Mostar – Legia Warszawa
Europa Conference League Group F
21:00 Fiorentina – Cukaricki
21:00 Genk – Ferencvaros
Europa Conference League Group H
18:45 Fenerbahce – Ludogorets Razgrad
21:00 Spartak Trnava – FC Nordsjaelland
Europa Conference League Group G
21:00 Aberdeen – PAOK FC
21:00 Eintracht Frankfurt – HJK Helsinki



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *