• |
ide | kryesore

Verstappen ultras i PSV: “Do e ndërroja një Botërorin tim me Champions”

-Instant, Sport
Verstappen



Propozimi që nuk e pret. Max Verstappen zbuloi, me një efekt special, pasionin e tij për futbollin dhe për PSV Eindhoven: “Unë mund ta zgjas kontratën time me një vit, deri në vitin 2029 dhe në atë sezon do të pranoja të mos fitoja. Por me kushtin që të shoh të triumfojnë PSV në Champions League”. Dy lajme në një: tifozllëku i tij (ekstrem) për ekipin e Eindhoven dhe marrëdhënia gjithnjë e më solide me Red Bull.

2029, një datë që nuk është rastësi. Nëse Max do të vazhdonte me ecuri në vitin 2028, ai do të fitonte titullin e tij të tetë botëror, duke tejkaluar shtatë të Schumacher dhe Hamilton. Bujar për PSV-në e tij, por sidoqoftë i pamëshirshëm. Verstappen ka vendosur në shënjestër rekordin e kampionateve botërore dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Lexo më tej: Në këmbë mbi RB19, Max Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: “Tre herë kampion, fantastike”

Formula 1 dhe futbolli, një binom i ditur. Lewis Hamilton mbështet Arsenal, edhe pse ai mendoi të blinte Chelsea vitin e kaluar. Carlos Sainz është shpesh në tribuna në Bernabeu për të ndjekur Real Madrid. Ashtu si Fernando Alonso i cili gjithashtu ka qenë anëtar nderi i Los Blancos që nga viti 2017. Charles Leclerc mbështet Monacon, ndërsa Gasly është i PSG dhe simpatizon Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *