• |
ide | kryesore

Micotakis e bojkoton/ Rama i serviloset nga Derviçani

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama



Kur Edi Rama mbante fjalime kundër Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 majit dhe e quante atë një “shovinist”, “pseudo-himariot”, që shkelte mbi vuajtjet e patriotëve të së shkuarës, ai ndezi zemrat e mijëra shqiptarëve. Më në fund u duk se një kryeministër i Shqipërisë po dilte mbi komplekset e së shkuarës dhe po i përvishej kandidatit që kishte mbështetjen e Greqisë me dinjitet. Disa prej deklaratave gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit mund t’i ndiqni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lapsi.al (@lapsi.al)


Kush e quan Belerin një të burgosur politik, apo kush ngre dyshime se pas arrestimit në 12 maj fshihen interesat e cënuara të biznesmenëve pranë Ramës, shpallet menjëherë tradhtar, apo i shitur te greku.

Por shikoni se si u shfaq sot në Derviçan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i njëjti që kishte evokuar patriotët shqiptarë, në mitingjet e fushatës së 14 majit.

Rama foli sot në greqisht jo vetëm përballë minoritarëve greke, që ishin mbledhur për të inauguruar bustin e ish-kryeministrit grek Konstandin Micotakis, por edhe përballë të dërguarit të qeverisë greke, Dimitri Avramopulos.

Kryeministri i Shqipërisë foli greqisht edhe pse kryeministri i Greqisë, ia refuzoi ftesën dhe e bojkotoi takimin, duke i dërguar si përfaqësues një ish-ministër të tij.

Si të mos mjaftonte ndërrimi i gjuhës para përfaqësuesit të qeverisë greke, edhe fjalimi në shqip, ishte në frymën e përuljes dhe servilosjes, plot lajka dhe elozhe për kryeministrat e Greqisë ndër vite.

Nuk ishte aspak e këndshme ta shihje kryeministrin e Shqipërisë, që përballë refuzimit të ftesës nga homologu i tij, vazhdonte ta quante atë “mikun e tij të dashur” ndërsa ngrinte lart kryeministrat e Greqisë Elefteros Venizelos, Konstandin Micotakis apo Andrea Papandreu.

Kryeministrin e kohës së luftrave ballkanike, Elefteros Venizelosin, Rama e quajti legjendar, babain e kryeministrit aktual Mitsotakis, Rama e lavdëroi si kretan të paepur, ndërsa Andrea Papandreun e cilësoi si një politikan karizmatik.

“Do kisha dëshiruar shumë që sot të ishte këtu dhe Kiriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur, por me siguri dhe ai do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar, ku që nga sot, sheshi mban emrin e të atit” u shpreh Rama.

Shfaqja e sotme e Ramës në Derviçan është në vazhdën e përpjekjeve për ta joshur Micotakisin të tejkalojë burgosjen e Fredi Belerit. Por në anën tjetër Micotakis nuk është tërhequr.

Në Gusht të këtij viti, ai organizoi një takim në Athinë me të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përveç Ramës.

Presioni grek u shtua kur Micotakis deklaroi në samitin e fundit në Tiranë se Greqia do të pengojë ecurinë e Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Europian dhe këtë ia shprehu Ramës në një takim kokë më kokë.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe është ende në burg. Mbetet për t’u parë, nëse gjykata do ta dënojë për shitblerje votash, apo ai do të lirohet si i pafajshëm.

Por shfaqja e turpshme e servilosjes që u pa sot në Derviçan do të mbetet kronika e radhës e një kryeministri shqiptar, që përballë presionit grek qëndron pa dinjitet dhe për çfarëdo arsyeje, Rama duhej ta kishte kursyer. ©LAPSI.AL 



42 Comments

  1. Ku e ka ftyren ky Palaco cirku me atlete.
    Kokrra e mashtruesit,here shfaqet lajkatar e here fodull(pordhac i thojme ne n’Shkoder).
    Mjere vatha e deleve te PS e patronazhist nga ai.

    1. Sa të vegjël jeni o Bushat!
      Rama është Luan!
      Ju jeni kërmilla.
      Nuk e kuptoni dot Ramën.
      Apo jo Namut!!!???
      Ja të presim sa të shkruajë edhe Gëlbaza.

      1. Cfare luani ky, mo!

        Ky lango qe e konsideron Shqiperine si çiflikun e tij, sikur ja ka lene i jati trashegim.

        Asnje transparence per Ceshtjen e Detit.

        Tani ka hallin e investitoreve qe kane grabitur pronat e Bregut e duan te grabisin akoma.

        Per pushtetin e vet i serviloset gjithkujt.

        Na çau koken me Ballkanin e Hapur e beri nje vërë ne uje.
        Ngeli pas Vuçiç si lango e godit e mbaj qendrim ndaj Kosoves, fut hundet vend e pa vend.

        Beri si patriot i madh me ate filogrekun shpifarak, Bejlerin, e tani perulet po si lango se kushedi c’llogari po ben.

      2. Luani i sateme o kulish i dhier nga vrime e qelbure e zboristes.
        Shurre e qelbur bolshevike.

      3. Shpetim idrizi si do kete reaguar valle ,do jete merzitur shume se kishte besim te Palikari rama,.
        Sidomos kur lavderoj venizellosin Idrizi do jete hedhur perpjet nga gezimi se ky venizellosi e paska pasur qejf partin e Timit.
        Sukse ne jete o tim idrizi😂😂

    2. Ku e kuptoni Ramën ju, mos leni nam. Rama është në rrafsh tjetër komplet, as nuk e keni idenë. Ai po tall bëthen me atë karucin Grek, po ku kuptoni ju. E trajton si kalama që akoma s’kupton politikën.

      1. Nga te gjithe ti Malok je me i zgjuari , vetem ti e kupton kete te shkalluarin tone.I forte me te dobetin ulabrekas me te fortin

        1. @JP tween

          Nuk është qështje force e një njeriu o shoku, po e një shteti. Je konfident ti për ushtrinë Shqiptare?

      2. Maloku

        Do ta kuptojm Ram-Vucicin , se si do i zgjidhe ceshtjet e Himares dhe Detit , se Kryeministri juaj vinte te ne ne Prishtine , dhe kollaj na thoshte :

        C’ju duhen ato kodra me Ar te Mitrovices , jepnjani Serbise , dhe zgjidhet problemi Shqipetaro-Serb , dhe une do jem Baba i kombit .

        E tash do e shofim se si do i zgjidhe , Himaren dhe Detin .

        Por me beri pershtypje Rama gjate fjalimit te tij miqesor , kur permendi Venizelos , si nuk ju kujtua Rames te permendi edhe te medhnjte e Serbise , Ivo Andricin , te cilin e ka perzemer dhe Vasa Cubrilovicin .

        Ah Shqypni kurre syte , s’ke mi cel , sa te kesh ne krye bandit e kusar , hajna e tradhetar

        1. Rushiti, mos u merr me Ramën se është në rregull ai. Shiko Albinin që ka fut Kosovën në sanksione dhe në fund fare ku mbërriti, te plani i Ramës për asosacionin. Dritëshkurtësi është pak ti thuash.

      3. Si ky maloku sot, kishte edhe në kphëm e diktaturës enveriste “malokër” të trashë që nxorën këngën ”
        “Dy luanë ka sot bota, një Azia e një Europa” ku fjala ishte për Mao ce Dunin e Enver Hoxhën

    3. Dmth nuk e gjetët.
      Në 20 shtëpitë e Mallittëzi, mungonte një paisje elektroshtëpiake.
      Hetuesit u çuditën, sepse në asnjë banesë nuk kishtë LAVATRIÇE!!!???
      Pse?
      Si spjegohet,?

  2. O njerez ka interes ekonomik deti i Bregut per investimet ne turizem. Keshtu qe Rama matane e larg Bregut do inaguroje çdo bust qe duan filogreket ndersa te Bregu me det te ras brenda.

  3. Langaraq, pa karakter!
    Nuk dine te ruajne seriozitetin e detyres qe perfaqesojne.

    Na ben dhe historianin ky me lavde per KMinistrat grek.

    A di ky pis qe gjate luftrave ballkanike ka filluar genocidi ndaj shqiptareve te Camerise e jane kryer mizori deri ne Labëri..

    A ka Akademi Shkencash t’i tregojne ketij te permalluarit per paqe se Venizelos ka kerkuar anesksimin e tokave shqiptare?

    Nuk kane patur këllqe qeverite e politika shqiptare ta trajtojne ceshtjen e genocidit kunder shqiptareve jo si çeshtje pronash, jo si ceshtje te nje krahine, por si ceshtje kombetare.

    Por te pakten te na i kursejne largavitjet.
    Kjo eshte shemti e deformim!

  4. Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!

    1. Jane dokumenta normal per burimin e te ardhurave e jo kerkese llogarie.
      I jati vajzes nuk i ka fshehur te ardhurat.
      Te deklaruara i ka.

      1. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.O loqja salihut dyshimi eshte te shuma 320 mije € nga ka dale nga zyra e noteres pustina o loqeeeeeeee

  5. Cfare luani ky, mo!

    Ky lango qe e konsideron Shqiperine si çiflikun e tij, sikur ja ka lene i jati trashegim.

    Asnje transparence per Ceshtjen e Detit.

    Tani ka hallin e investitoreve qe kane grabitur pronat e Bregut e duan te grabisin akoma.

    Per pushtetin e vet i serviloset gjithkujt.

    Na çau koken me Ballkanin e Hapur e beri nje vërë ne uje.
    Ngeli pas Vuçiç si lango e godit e mbaj qendrim ndaj Kosoves, fut hundet vend e pa vend.

    Beri si patriot i madh me ate filogrekun shpifarak, Bejlerin, e tani perulet po si lango se kushedi c’llogari po ben.

  6. Me cfare shoh une the gjithe Jane the mencur se Jane papune.
    Si do te kete qene
    Njehere ka qene
    S’ka ndodhur ndonjehere qe asnje here te mos kete qene.
    Rama dika dhe greqisht,I lumte bytha.
    Saliu psh e plasi Nanon ne burg pa pyetur asnje gjykate por tani I erdhi veza per vehte.
    Rames I lumte per servilosjen ,n uk ka asnje kuptim qe te jete shqiptar pa servilosjen,
    Shyqyr qe ska ndonje si Remzi Hoxha qe Saliu e zhduku me gjithe lecka.
    Te lumte Rama qe I lepive sumen por Bejlerin e kemi ne burg,A ja vlen??

  7. O Bushat sa cinik dhe sa zmire ke mo derezi,po per intervisten qe dha Berisha ne televizionin grek pse nuk shkruan ti ku me paturpesine me te madhe mbrojti fashistin Bejleri dhe nuk la gje pa share vendin e vet,sa per Ramen ti rruash topet se eshte politikan dhe jo jargavaq si paraardhesit e tij…

  8. Servilizmi eshte kombetare psh ku kishte me servil se Ali Tepelena me greket apo francezet.
    Ky kishte me tiran se Ali Tepelena kur ishin shqipetar,I vrau ,I rrahu,I rrjepi per lekure dhe ne fund duhet pa varr .
    Zogu,Hoxha,Berisha, etj etj ishin kampione te servilzmit me te huajt dhe kriminele me shqiptaret.
    Eshte ne origjine karakteri servil dhe pa asnje dinjitet.
    I ka hup ftyra Salihit, e keni pare eshte bo shites I Imobilares,lepires.qen,mace etj etj nje pleh shqiperie.
    Rama je shume mire me servilizmin se nuk denohet,vetem prepotenti denohet.

    1. Cfare diplomaci leshi.
      Diplomacia tjeter gje.
      Jargavitja tjeter.
      Greqia shtet me strategji, hapur propoganda per Vorio Epirin, hapur punojne ta greqizojne jugun. E konsiderojne Bregun toke greke. Keta shikojne endrra me Ramen diplomat. Shihe pas ca vjeter c’pretendime do kene.

      Te degjoje kete budallaçken, Kumbaron,
      “dy flamuj, dy zemra”.
      Edhe gjate epokes se Ballkanit te Hapur keshtu ekzaltohej kjo e leshonte deklarata peshtirosje per serbet.

      Shqiptaret nuk respektojne kundershtarin politik apo ate qe ka mendim ndryshe, po bien permbys per grekun e serbin e do civilizojne ballkanit.

      Mbaj qendrim tend atje, brenda etikes e komunikimit diplomatik e mos na e shpifni me protagonizëm bajat.

    2. Enver Hoxyes ti rruash karin ti se i trantonte te huajt si skllever sa dhe i mbajti rrober lufte disa vjet dhe ndertuan rruga dhe ura. Te huajt ishin leter higjenike ne ate kohe

  9. PARODI

    APOLOGJIA E DOKTORIT -RIKTHIM NË MISION

    Të dashur qytetarë dhe demokratë,
    tashmë besoj e keni marrë vesh,
    lajmin e zi që më hoqën avokatët,
    drejtësia me regji ka vajtur për lesh!

    Më caktuan një avokate të re,
    idhtare e Enverit e patronazhiste,
    gjithshka e ka bërë mafiozi Rama,
    që rri i fshehur si në kallamishte.

    Para Valentinës më caktuan një idiot,
    që më krahasonte me një bishë,
    edhe ky avokat si patronazhist,
    le ta çojnë të yshtet në ndonjë kishë.

    Ç’është more njerëz kjo histori,
    po më sorrollasin kot më kot,
    mi sollën kusuret tani në pleqëri,
    mua kurrë s’më mposhtin dot!

    Kanë bllokuar pasurinë e Arbit,
    se kështu unë s’kam më financime,
    pale më akuzojnë për korrupsion,
    sikur dhëndrit i kam bërë favorizime.

    Unë s’pjerdh për aq pak para,
    edhe Lul Basha ka më shumë,
    për listat që bënte për deputet,
    derdhej nga bosat paraja lumë.

    Politika është biznesi më fitim prurës,
    unë kam gati 3 dekada në pushtet,
    president, kryeministër, kryetar opozite,
    dikur sundoja si të isha mbret.

    Ja erdhi dita e më sulen rilindasit,
    edhe shërbëtorët e tyre sorosianë,
    duan t’më heqin ”bukën e gojës”,
    asnjëherë s’mposhtet një tropojan.

    Arbëri po e përballon mirë burgun,
    qëndron krenar si burrë i vërtet,
    ndërtoi kullat për të strehuar popullin,
    pa pastrim parash e pa hiç ryshfet.

    Tash kam hallin e fatit të Zenit,
    dhe të pasurisë që ai ka vënë,
    po ia sekuestruan, ia rrasin cicën,
    Armina me siguri ka për ta lënë.

    Po sidoqoftë mos të kenë merak,
    se sa të kenë gjallë babën Sali,
    do dalin nga burgu, ashtu të pasur,
    e të paprekshëm do jenë përsëri.

    Do fillojmë grevën dhe protestat,
    do i bej gjyqin në rrugë dhe sheshe,
    pastaj rilindja do më lutet si e trembur,
    ç’pate o bac Sali që na e ngjeshe?!

    Dikur dikush më tha miqësisht,
    nëse kam vërtet shumë para,
    shpërndaja popullit nevojtar,
    dhe ik nga politika e jeto si pasha.

    Ja shiko Tos Nanon që ishte finok,
    pati qeveri të korruptuar sa më s’ka,
    kur u largua, iku direkt në Austri,
    la politikën e jeton porsi pasha.

    S’e trazon njeri e s’e thërrasin në SPAK,
    s’e as dreqit nuk i hyn më në punë,
    ishte kumarxhi, ai u pasurua mjaft,
    katarsisi i tij qe si t’bënte paranë lumë.

    Por unë jam alfa e politikës shqiptare,
    pluralizmin e linda unë, qe femija im,
    por për faj të Ramizit më doli kopil,
    tash do i kthehem përsëri misionit tim.

    Beteja ime është për demokracinë,
    për të kryesuar si figurë në histori,
    Lul brava s’mund të jetë misionar,
    ai s’është omega që ‘vret’ babën e tij.

    Sa më shumë të më sorrollasin,
    apo diskretitojnë nëpër gjykata,
    aq më shumë do mbushen sheshet,
    do i denoncojmë dhe bëjmë gallata.

    Ne nuk do ndalemi para asgjëje,
    do jemi në bulevard pa ndalim,
    shpenzimet i heq unë dhe foltorja,
    më mbështesni të mbroj nderin tim.

    Po me sa duken bathët tanimë,
    populli opozitar është shpopulluar,
    tiransit bubrrojnë e kanë në terezi,
    nga rrethet do i sjell për të protestuar.

    Pra le të mblidhemi o popull demokrat,
    në shesh ta trondisim diktatorin kusar,
    ishalla s’ma fut prapë ndokush me grusht,
    më lë pilaf atje si dëshmor i marrë!

  10. Antikomunizmi i kësaj shpure politike pa din e iman, i shfaqur me rrëmbim në momentet kur i ashtuquajturi komunizëm pësoi infarkt ekonomik e politik, u provua se ishte dhe mbetet thjesht preteksti dhe mjeti për të arritur pushtet politik dhe ekonomik të pakufizuar. Nën parullat dhe thirrjet antikomuniste i vunë zjarrin Shqipërisë në vitet ’90, zaptuan, dogjën e shkatërruan shumicën e pronës së përbashkët të shqiptarëve, sulmuan me dhunë dhe pushtuan institucionet qendrore shtetërore, dogjën komisariate policie dhe shpërndanë armët në vitin 1997 në shërbim të luftës imagjinare Veri-Jug, manipuluan e dhunuan procese zgjedhore, vranë njerëz për të marrë pushtetin por edhe për ta mbajtur atë.Salihu i lepiu bythen grekeve te intervista ku u be vella me belerin qe ka vrare shqiptar ne 1994 kur salihu i president,salihu krijoje me janullatosin e greket varret ne Kelcyre o shpellkare

  11. Duke marrë shkas nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha ai tha se:

    “Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë” tha Krichbaum.

    Ai tha se nuk ka takuar Sali Berishën pasi është nën akuza mjaft të rënda: “Eshtë edhe Non Grata në SHBA”.Dumbabista te gjithe rracave malok cecen shpellkar tani hani mut salihu cdo dite

  12. Sali Berishën në vitin 1997, viti kur revoltat masive popullore e rrëzuan nga pushteti.

    Në videon që zgjat rreth 5 min ai shfaqet në Lushnje përballë një grushti mbështetësish i rrethuar nga civilë të shumtë të armatosur.

    Pasi mban një fjalim të çartur që nuk dëgjohet nga krismat e shumta vërdallë, ikën pasi situata bëhet e pakontrollueshme.

  13. 30 vite më parë Berisha komandonte prokurorinë dhe gjykatat. Në krye të procesit-farsë që Berisha kishte porositur, ishte një prokuror i ri, Genc Gjokutaj, që sot është avokati mbrojtës i Berishës, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjet e tyre të vjetra. Sot Genc Gjokutaj proteston duke pretenduar qe GJKKO nuk respekton të drejtat e mbrojtjes të klientit të tij të shquar, ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe sigurisht harron që 30 vite më parë ishte ai nga ana tjetër e bankës që nuk mbronte të drejtën e të akuzuarit të tij të shquar, Fatos Nanos, një tjetër ish kryeministër.

  14. Pse cuditeni me Ramen?
    Shekuj te tere ka treguar qe eshte thjesht nje butak , me te gjithe cilesite qe perfaqeson butaku: Kur eshte ne delir,ngre vetullen….kur ka hall te merr karin ne goje direkt.

  15. “Në 2021 në Gjermani ka pasur hetim për transaksione që kryente Jamarbëri dhe atje është ndezur “drita e kuqe” sepse Jamarbër Maltezi i ka kaluar të bijës 320 mijë euro në llogari bankare dhe institucionet i kanë kërkuar llogari. Vlera e investimit që u deklarua nga vajza ishte problemi. Ajo tha 55 milion euro. Pyetja gjermane iahte ku i keni gjetur 55 milion euro kur keni vetëm një kredi prej 1 milion euro?”

  16. “Po e mban mend si mbyllet filmi, ky i vrau djemtë, ata djemtë e Markos i vranë këtij gruan, i përdhunuan dhe vajzën. Në fund mbetën të dy tek për tek dhe qëllojnë njëri tjetrin në atë hamamin e Stambollit. Dhe këtij Sorosit(Liam Neeson) i mbaruan fishekët, mirëpo Berisha(i moshuari shqiptar) nuk e numëroi, kurse Sorosi po ia numëronte Berishës, pam, pam pam, harxhoi 7 dhe i doli ky, me pistoletën në dorë, mirëpo Berisha nuk e dinte që dhe ky nuk kishte fishekë.

    Edhe ky i doli dhe i thotë, po ta fal jetën dhe i lë pistoletën e tij pa fishekë dhe ikën kthehet me kurriz. Berisha, merr pistoletën dhe si i pabesë e qëllon nga mbrapa, pra Berisha pas 2013 u kthye sërish në politikë. Ky i kthehet mbas 2013 me SPAK-un dhe i thotë gjithmonë i pabesë ke qënë”, thotë Cako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *