• |
ide | kryesore

Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të shpërndajë bilbila: 22 euro gjobë kush i përdor

-Instant, Sport
Nord



Bilbilat nuk lejohen, por duket se do të jenë një prej ‘armëve’ për të luftuar Romelo Lukakun, në ardhjen e parë në San Siro si kundërshtar. Protesta e pritur nga tifozët e Inter për kthimit e belgut – i konsideruar si tradhtar – me fanellën e Romës, po merr karakteristikat e një telenovele. Nga 70 mijë bilbilat përshëndetëse në javët e fundit është arritur në pak më shumë se 30 mijë, por pas ndalimit të shpërndarjes së tyre të vendosur nga selia e policisë së Milanos, ka një kapitull të ri në qytet. Curva Nord nuk duket e gatshme të dorëzohet.

Curva Nord – që shprehu indinjatën e saj publikisht duke përmendur një precedent të trajtuar ndryshe nga të njëjtat institucione në Firence – vendosi të shpërndajë bilbilat jashtë stadiumit Meazza para ndeshjes, duke sfiduar dispozitën. Në portat e hyrjes kontrollet do të jenë më të forta se zakonisht, por hyrja masive e pajisjeve vështirë se do të ndalet.

Lexo më tej: Ironia e Mourinho: “Lukaku nga Inter te Roma një dramë. Po Calha nga Milan te Inter?”

Dënimi? Qesharak është pak të thuhet. Në fakt, kushdo që arrin të përdorë bilbilin gjatë ndeshjes, duke u denoncuar dhe identifikuar, do të gjobitet me 22 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *