• |
ide | kryesore

Video/ Ahanonu në minutën e 104′ i përgjigjet Isgnadarli: Skënderbeu e Egnatia një pikë pas 111 minutash

-Instant, Sport, Video
Ahanonu



Një ndeshje pambarim në Korçë, me Skënderbeun e Egnatian që morën nga një pikë, pas barazimit 1-1, në një takim që zgjati 111 minuta. Rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumi e ndërpreu takimin, për të rifilluar pas 15 minutash. Një sfidë e vendosur në ekstreme: Isgandarli që shënoi në minutën e 2′ dhe Ahanonu në minutën e 104′. Skuadra e Gvozdenovic mori barazimin e parë në kampionat, pikërisht në javën e 10 të Superiores.

Për të treguar se debutimi në Rrogozhinë ishte një rastësi, Egnatia e nisi me marsh të lartë takimin në Korçë. Skuadra e Tetovës kaloi përpara pothuajse menjëherë, kur Isgandarli ndëshkoi portierin Alia. Një goditje që korcarët e ndjenë, por nuk u dorëzuan. Kryesuesit e kampionatit prisnin rastin për të mbyllur takimin, por nuk gjetën hapësirën për të fundosur goditjen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.

Lexo më tej: “Për goditje është ndër më të mirët”. Abilaliaj i falet Kekos, Martini e ka me Filin: “Me atë gol fitonim ne”

Përpjekjet e të besuarve të Gvozdenovic u rritën në pjesën e dytë. Sidoqoftë, ndeshja u ndikua edhe nga rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumit. Ai u dërgua me ambulancë në stadium, por loja u ndërpre për 15 minuta. Egnatia u mundua të administronte rezultatin, por llogaritë e Tetovës u prishën në fund, Në minutën e 104′ mbrojtësi Ahanonu shënoi golin e barazimit. Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë, me bardhekuqtë që mbajnë vendin e 6 me 13 pikë. Egnatia ndal hapin dhe barazohet nga Partizani në krye të renditjes. Të kuqtë sidoqoftë kanë edhe një ndeshje për të luajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *