• |
ide | kryesore

50 Cent sulmon sërish Madonna

Paparazzi, Slider



50 Cent ka sulmuar sërish  Madonna-n, duke vënë në shënjestër të pasmet e saj këtë herë.

“Dreqin kush e bëri këtë?” reperi i “Many Men” shkroi përmes Instagramit të premten krahas një fotoje të Madonna-s pranë një milingone të një filmi vizatimor.

Duke iu referuar të pasmeve këngëtares “Like A Virgin”, 50 Cent vazhdoi, “Ajo është e pasur, pse dreqin nuk i rregulloi. LOL.”

Fansat e Madonna-s nxituan në seksionin e komenteve për të mbrojtur artisten e Grammy, duke përfshirë një person që i tha reperit se komenti i tij  “nuk ishte aspak qesharae”.

“Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp për ju”, shtoi një i dytë. “Po pyes veten se kush e pyeti? Ndalo së ngacmuari mbretëreshën e popit”, ka shkruar një tjetër.

Nuk është hera e parë që 50 Cent sulmon  këngëtaren “Hung Up”.

Në nëntor 2021 ai komentoi disa foto të saj në Instagram .”Kjo është gjëja më qesharake që kam parë”, shkroi reperi në Instagramin e tij në atë kohë. “Kjo është Madonna që përpiqet të bëjë si një e virgjër në moshën 63-vjeçare”.

Madonna reagoi menjëherë përmes Instagram Story, duke përfshirë një foto të saj dhe reperit duke buzëqeshur.

“Këtu është 50 Cent që pretendon të jetë miku im,” shkroi ajo mbi imazhin në atë kohë. “Tani ke vendosur të flasësh për mua. Unë mendoj se ti dëshiron të tërheqësh vëmendje duke u përpjekur të poshtëroni të tjerët në mediat sociale.

Ndërsa 50 Cent më vonë kërkoi falje përmes X, i njohur më parë si Twitter, Mbretëresha e Pop-it iu kundërpërgjigj.

“Falja jote nuk është e vlefshme”, shkroi ajo. Ti nuk e din se për çfarë po kërkon falje. Ajo për të cilën duhet të kërkosh janë sjellja dhe vërejtjet e tua mizogjene, seksiste, moshore.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *