• |
ide | kryesore

Argita Malltezi sulmon SPAK: Është kamxhik në duart e Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Argita



Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ka deklaruar se SPAK është kthyer në kamzhik në duart e kryeministrit Rama për të goditur kundërshtarët e tij. E ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Malltezi është shprehur se fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama. Ajo ka theksuar se në 3 vite hetime nuk është pyetur as Sali Berisha dhe as Jamarbër Malltezi.

“Bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkë-ortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha. Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën.

Kjo u bë sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës.

Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti” – tha Malltezi.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi.

Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash” – tha vajza e ish-kryeministrit Berisha. /LAPSI.al



13 Comments

  1. E moj cupa e babit e more3% investitorit,e rrahur dhe e nise me barrele jashte
    Oh sa ka rrahur dhe vrare YT Ate moj mamica.
    Me more qepe neperken se helm do nxjerresh.

    1. Pirdh pirdh. Vazhdoni genjeni veten.
      Jo rastesisht studente ekselente dhe nder juristet me te mira.
      Teper inteligjente!

      1. studente ekselence me baben kryeminister ha ha ha . Edhe te bijte e e Enverit ashtu ishin nderkohe qe e dinin te gjithe qe ishin koketul te trashe.

  2. Kete monster e ka pjelle salihu nga bytha dhe jo serbja Lirie,sot foli si nje politikane e re dhe i tha te gjithve qe mbas salihut jam une Argita,partia eshte toke xanun nga shpellkarja me e re nga familja berisha,ajo kerkon vendin e salihut ne klanin mafioz Trusti i Geshtenjave

    1. Shpellare shpellare po high niveli inteligjences.
      E kthjellet, e padominuar emocionalisht…

      Trusti i te Budallallepsurve te Ripjelljes jane mesuar me hartimet e Spiroleshave.

  3. O te qifsha rracen.
    Po mire po Amerika qe te damkosi dhe ty NON GRATA. Edhe ajo eshte kamzhik ne doren e rames.

  4. Neser do dali i biri.
    Javen tjeter Liria.
    Pastaj mbesa.
    Me pas e kan rradhet shoket.
    Pastaj militantet.

    PO NUK DO MUNDENI DOT TE MBULONI KRIMET E VAMPIRIT.

    1. Vampiret Mavi ne pushtet
      kush i mbron?
      Perveç militanteve e kisha fjalen.

      Shikoni ore traun e korrupsionit e maskarallekut ne syrin tuaj!

      1. Akoma vazhdoni me Amerikën o 23:41. Cila Amerikë??? Ajo majtiste marksiste Sorrosiane që i ka hapur luftë të djathtës kudo dhe në vetë Amerikë Republikanëve!!! Ajo Amerikë e Macgonigal dhe atyre që vlerësojnë pasardhësit e ish Bllokut komunist e sulmon një parti e ngritur nga ata që i persekutuan për 45 vjet nga bija e PP që e ndroi emrin në PS!!! Që sot ka rikthyer komunizmin ,monizmin e luftën e re të klasave me mbështetjen e kësaj Amerike. E një Amerike që dikur e adhuronin por fatkeqësisht që nuk egziston tashmë. Është kthyer në një ekstremiste e majtë që ti dhe shokët e enveristë e quani Amerikë!!!

        1. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”Kur salihu serb dhe vajza serbe e Lirise del dhe flet me fjalet e babait salih tregon sa zgjuarsi ka kjo serbe kriminele kur mbron babain e tij serb qe shkatarroje kete vend vrau si nje serb cetnik dogji kete vend me porosi te serbise dhe si agjent ekselent serb beri gjithcka qe ky vend te mos bente perpara,e vodhi deri ne themel kete popull per 30 vjet,tani vajza beri avokaten e babait te tij serb,pranoje qe ne familja berisha e njohin proceduren dhe kemi cuar ceshtjen e babit serb salih ne apel,por tha babi nuk praqitet ne gjykate,salihu trashigimine politike do ja trashegoje vajzes me nene serbe arGrida te salihut.nga klan te Grida.antarja me e re ne Klanin kriminal e mafioz Trusti i Geshtenjave qe udhehiqet sot nga serbe.

  5. Arrgita (Berisha) Malltezi. Lum ata Prinder qe te kane Vajze.
    Mos degjoni ripjerdhsat.
    Standarti i rilindasve eshte largpamës standarti i tyre eshte Prostituzioni, droga, dhe tallavaja.Homo, gai e drogaxhi. Ky eshte standarti i tyre.
    Shikoni sa eshte rritur numeri i përdoruesve te drogës ne Shqipëri këto 5 a 6 vitet e fundit dhe flisni kjo eshte moda dhe modeli i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *