• |
ide | kryesore

Moise Kean mesazh për simuluesin Faraoni: “Mashtruesit nuk ndalen kurrë”

-Instant, Sport, Video
Moise



Dy gola të anuluar nga VAR para se të shënonin një të rregullt në kohën shtesë. Goli i argjentinasit Cambiaso i dha Juventus vendin e parë në renditje pas tre vitesh mungesë nga kreu, edhe pse vetëm për një natë. Por zemërimi i Moise Kean, i cili pa dy gola t’i anulohen gjatë ndeshjes kundër Veronës, nuk është shuar ende. Sulmuesi shprehu mërinë e tij në rrjetet sociale: “Mashtruesit nuk ndalen kurrë”

“Hustlers don’t stop , they keep going” ka shkruar Moise në Instagram në gjuhën angleze. Sulmuesi ka postuar disa foto nga ndeshja e së shtunës në mbrëmje, duke përfshirë edhe atë të kontaktit me kapitenin e Hellas Faraoni. Pas atij kontakti arbitri vendosi të anulojë golin, por pamjet treguan edhe simulimin e veronezit. Faraoni pasi pa që topi përfundoi në rrjetë, u shtri përtokë, duke mbuluar fytyrën me duar.

Kështu, një mesazh direkt për mbrojtësin e verdhebluve, për të cilin nuk kanë asnjë pikë dyshimi tifozët në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *