• |
ide | kryesore

Stërvitja e ushtrisë shqiptare dhe NATO-s në Sazan/ Forcat Detare ndalojnë lundrimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
NATO



Forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë në Sazan stërvitjen e përbashkët ‘NEPTUN STRIKE 23-3’. Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit.

Forcat Detare njoftojnë se të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit.

“Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangjen e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar” – sqaron njoftimi.



2 Comments

  1. “Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *