• |
ide | kryesore

Reshje të dendura shiu në Milano, përmbyten disa zona

Lajme, Të fundit



Moti i keq në veri. Një stuhi e fuqishme goditi Milanon gjatë natës. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur pas orës 4. Në orën 6, siç njoftoi Këshilltari i Sigurisë në Bashki, lumi Seveso ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.

Uji vërshoi në rrugët në zonat e Niguarda dhe Ca’ Granda. U përmbytën edhe nënkalimet Negrotto dhe Rubicone. Komunitetet e vendosura në parkun Lambro janë evakuuar si masë paraprake për shkak të rritjes së nivelit ujërave të lumit me të njëjtin emër, shkruajnë mediat italiane.

Në Veneto është lëshuar alarm i kuq për përmbytje; portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi dhe Trentino Alto Adige; e verdhë në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana. Niveli i ujit ka arritur një kulm prej 154 cm në Venecia.



2 Comments

  1. Shteti me i mbaruar i Evropes.
    Ka me se 70 vjet qe ku me shume e ku me pak, po e njejta histori perseritet vit pas viti.
    Mbani fort ato germadhat mesjetare qe qelben ere myk.
    Vendi i G7-es, ha ha ha ha…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *