• |
ide | kryesore

BBC jehonë marrëveshjes Rama-Meloni: Opozitat e tyre janë kundër

Arkiva, Lajme, Të fundit
BBC



Edhe BBC i ka bërë jehonë lajmit se Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur dhjetëra mijëra emigrantë të paligjshëm. Gazeta britanike citon kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Ajo e bëri të ditur planin në një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Romë. Zonja Meloni tha se qendrat që do të hapen pranverën e ardhshme do të jenë në gjendje të përpunojnë deri në 36 mijë njerëz në vit. Plani do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane dhe jo për ata që mbërrijnë në brigjet italiane. Emigrantët do të qëndrojnë në këto qendra teksa Italia shqyrton kërkesat e tyre për azil, tha zonja Meloni, duke shtuar se plani nuk do të zbatohet për gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit në nevojë.

Ajo tha se strukturat – të cilat do të ndërtohen me shpenzimet e Italisë – do të jenë në gjendje të strehojnë 3 mijë njerëz çdo muaj “për kohën e nevojshme për të përpunuar shpejt kërkesat për azil dhe, nëse është e nevojshme, për riatdhesim”. Qendrat do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit në veriperëndim të Shqipërisë. Personeli i sigurisë dhe oficerët e policisë do të sigurohen nga Shqipëria” – shkruan BBC.

“Zonja Meloni tha se, megjithëse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së, “ajo tashmë po sillet si një e tillë”. Ajo shtoi se beson se “Shqipëria është, për të gjitha qëllimet dhe motivet një vend europian” dhe shprehu mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në BE. Duke folur në italisht, zoti Rama përdori fjalë të ngrohta për të përshkruar marrëdhëniet e vendit të tij me Italinë, duke thënë se qytetarët dhe institucionet e Italisë i kishin ndihmuar shqiptarët në vitet 1990 pas rënies së regjimit komunist.

“Ky borxh nuk mund të shlyhet”, tha Rama. “Por nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”. Rama shtoi: “Të gjithë mund ta shohin që kjo është një situatë e vështirë për Italinë. Gjeografia është bërë mallkim për Italinë, sepse nëse arrin në Itali, arrin në BE. Por kur bëhet fjalë për menaxhimin e këtyre ardhjeve si BE, ne di si shkojnë gjërat”. “Mund të mos kemi kapacitetin për të qenë zgjidhja e vetme, por kemi për detyrë të… ndihmojmë Italinë”, shtoi ai. Zoti Rama tha se ai dhe zonja Meloni diskutuan marrëveshjen e qendrës së emigrantëve ndërsa kryeministri italian ishte me pushime në Shqipëri gjatë verës” – shkruan BBC.

“Politikanët e opozitës si në Itali ashtu edhe në Shqipëri e kanë kritikuar marrëveshjen. Riccardo Magi, kreu i partisë liberale italiane +Europa (Më shumë Evropë), tha se plani ishte “i frikshëm” dhe se qendrat do të ishin si “një lloj Guantanamo italiane”. Duke shkruar në X, i njohur më parë si Tëitter, Magi tha:

“Është gjithashtu një marrëveshje e paligjshme: Italia nuk mund të dërgojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së, sikur të ishin pako ose mallra”.
Belind Këlliçi i Partisë Demokratike të Shqipërisë kritikoi “mungesën e transparencës” rreth marrëveshjes. “Kjo është tradhti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t’i bëjë vendit tonë”, shkruan Kellici në X. Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit dëbon qindra mijëra të rinj nga vendi për t’i zëvendësuar me emigrantë të paligjshëm” – citon BBC.

“Zonja Meloni, e cila kryeson partinë e krahut të djathtë, nacionalist Vëllezërit e Italisë, është e njohur për pikëpamjet e saj të vendosura kundër emigracionit. Që kur u bë kryeministre, ajo ka njoftuar një sërë ndërhyrjesh për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm, duke përfshirë ndalimin e migrantëve të parregullt.
Megjithatë, më shumë se 145,000 emigrantë kanë hyrë në Itali këtë vit – 52,000 më shumë se e njëjta periudhë në 2021. Në prill, ministrat italianë shpallën një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në përgjigje të rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut” – e mbyll BBC. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Sa zemergjere jane keta Mavite!
    Cfare nuk bejne per mirenjohje!
    Te lindur per vepra bamiresie ne kurriz te shqiptareve.

  2. Shqipot e shkrete, tmerr… duke vujt… ne menyre cnjerezore!

    8 ore ne kafe! Barku tek goja.

    Meshkujt e shohin karin me pasqyre! Me selfie! 🤣

  3. Do ishte shumë fair po ta hapte edhe një në Himarë. Shëngjini është pika më turisrike e veriut. Nuk gjeti vend tjetër?

  4. Ne fakt kjo me beri pershtypje edhe mua. Shen Gjjni.

    Qartesisht Rama eshte racist ndaj Veriut.

    Tipik cun Tirone vitet 80!

    Dhe paragjykimet nuk zhgenjyen konsideruar qe nje malok si Berisha i beri zbor Shqiperise per aq vjet.

    Por gjithsesi gjithe kjo asimetri me ve ne siklet.

    Heren e fundit qe erdha ne Shqiperi me makine nga Kroacia… pjesa nga kufiri ne afersi te Tiranes, m’u duk si bote e trete, si territoret e pushtuara Palestineze.

    Por mendoj se ne fund te dites, ka te beje thjesht me voten dhe elektoratin.

    I sherben elektoratit te vete. Voten e veriut e merr ne menyra re tjera.

  5. E paligjshme eshte dhe mund te çohet ne gjykatat kushtetuese te vende e perkatese, por ketu e ka kap Soros dhe kjo qe po ndodh eshte plani i tij, zhvendosje popullsie.

  6. Nga nje vend me histori te lashte dhe origjine nga me te vjetrat ne evrope do kthehemi ne afriken mesjetare. Turp e faqja e zeze qe mbajme kete flliqesire qe ben protagonizem me fatet e qytetareve shqipetare. Italia ju lut evropes dhe botes dhe askush nuk u pranoi edhe kundtejt miliardave. Ky pa asnje kusht u vetofraka, apo se kish mbeshtetur Berishen kjo dhe ky u tut dhe me kete do ta zbusi ne kurriz te shqipetareve.
    Duhet shporur sa me shpejt ku flliqesire se pranvera e 2024 eshte shume afer dhe bashke me te vjen dhe kthimi ne geto te shqiperise.

  7. Dhe Meloni që për të djathtën në tërësi por për atë shqiptare ishte një shpresë për të qenë një mbrojtëse e çështjes shqiptare që po vuan neodiktaturën Ramiste. Zhgënjim total. Të bësh marrveshje me diktator e për më keq në kurriz të një populli të vuajtur e stërvuajtur që nga fashizmi italian që me pushtimin na solli komunizmin e me neodiktaturën që Meloni na i ka borxh t’a kritikonte ashpër e mos ti jepte hapësira një përfitimi personal një njëriu që riktheu diktaturën. Italisë nuk i kemi borxh sepse ajo ishte dikur një pushtuese që rrëzoi mbretërinë dhe o dha mundësi komunistëve të vinin në pushtet.

  8. vetë opozita e sotme, pavaresisht disa kërkesave legjitime të saj, ka mbetur peng i një individi moralisht e politikisht të rrënuar, të pashpresë e të padëshiruar, me të cilin nuk shkojnë dot askund, me të cilin nuk bëjnë dot asnjë hap përpara, nuk bëhen dot të besueshëm për shumicën e shqiptarëve dhe as të aftë ta kontestojnë e konurrojnë seriozisht shumicën e sotme në pushtet.

  9. Melonken nuk e qi as burri i vet.
    Por gjithsesi, me mire azilantet se sa moterqirajt.
    Karma ose kar ma.
    Ilir moterqir beqaj dhe vilmashurra vazhdojne te qete, lindita po rregullon syte te okulist uleriu me kar ne goje.

  10. nuk po vijne Italiane ne Shqiperi po vijne ato qe qeevria Italiane nuk i don ne Itali , rama servil i neveritshem per te perfitu bonose nga meloni shkatrron vendin , rama i pa skrupull e me vese po shkatrron te ardhmen e vendit .

  11. jane 39 mije sipas mediave italiane, jo mediavekazan te rames

    Ki parasysh se italia arin te riatdhetesoje vetem 300 emigrante ne muaj

    In dieci anni, dal 2013 al 2022, su 230 mila decreti di espulsione, l’Italia ne ha eseguiti appena 44 mila: una media di 3.600 persone l’anno, 300 al mese.

    dmth per nje vit jane 3 mije maksimumi ri-atdhetesohen, po 36 mije te tjeret ne pidh te sateme do vene ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *