• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Probleme në qarkun e Lezhës, bllokohet aksi Skuraj-Burrel

Lajme, Të fundit



Moti i keq i mëngjesit të sotëm ka sjellë probleme në disa zona të vendit. Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve përroi i Zmejës në Mirditë ka dalë nga shtrati duke përmbytur shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta në fshatin Tarazh.

Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Mirëmbajtësit e rrugës janë duke punuar për pastrimin e saj dhe kthimin në normaliteti. Po ashtu Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile ndodhen  në terren. Në zonë ka patur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *