• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident Baldushk



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë. Një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një motor. Për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën. 

“Në aksin rrugor Qerret – Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim… /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *