• |
ide | kryesore

Vjedhje e energjisë elektrike, nën hetim 11 subjekte private

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vjedhje e energjisë elektrike, nën hetim 11 subjekte private



11 subjekte private janë proceduar në polici, pasi akuzohen se vodhën energji elektrike me linjë të dyte dhe duke ndërhyrë në matës.

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike. Përmes strukturës së posaçme, OSSH-ja për muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike.

NJOFTIMI:

Pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, kanë konstatuar raste të abuzimit me energjinë elektrike në disa zona të vendit. Nga raporti i punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve të ushtruara në rang vendi, janë zbuluar dhe porceduar në Policinë e Shtetit 11 subjekte private, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike me linjë të dyte ose duke ndërhyrë në matës.

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike. Përmes strukturës së posaçme, OSSH-ja ka për detyrë kontrollin dhe verifikimin e vazhdueshëm të sistemit të matjes dhe të faturimit dhe, për rrjedhojë, për muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *