• |
ide | kryesore

Kujdes! PAMJE TE RENDA/ Si u ekzekutua në atentat shqiptari në Ekuador

Arkiva, Lajme, Të fundit
ekzekutua



Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar rreth orës 20.30 të së premtes, me orën lokale, përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen. 

Për të kaluarën e shqiptarit detajet janë të pakta dhe nuk është e qartë nëse ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme.  Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.

Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *