• |
ide | kryesore

Diplomati i lartë izraelit: Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore

Lajme, Të fundit



Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaroi se Hamasi ka humbur kontrollin në Gazën veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës.

“Ju keni parë trupat Golani të ulur në Parlamentin e Gazës. Kjo është domethënëse. Mund t’ju them se në veri të Rripit të Gazës Hamasi ka humbur kontrollin. Në fakt, ne kemi nën kontroll të gjithë zonën mbi dhe nën tokë në Rripin verior të Gazës, dhe veçanërisht në qytetin e Gazë. Jemi në fazën e dytë të luftës në Gaza. Në fazën e parë, ne goditëm me forcë të plotë dhe në fazën e dytë, gjatë dy javëve të fundit, ne kemi vepruar me forca të shumta brenda qytetit të Gazës. Ne kemi thyer linjat mbrojtëse dhe barrikadat nga veriu dhe jugu”, tha Gallant në një konferencë shtypi.

Ndër të tjera ai tha se operacionet tokësore do të vazhdojnë dhe ushtria izraelite do të “vazhdojë të përparojë, si sot ashtu edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që të përmbushë detyrat në përputhje me direktivat e kabinetit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *