• |
ide | kryesore

Kishte kthyer qendrën e tatuazheve për shitjen e kokainës, kapet pas një viti i riu në Tiranë

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



29-vjeçari Armando Berhari, i i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia e Tiranës.

I riu në vitin 2022 kishte përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Center”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Center”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Armando Behari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *