• |
ide | kryesore

Për një pikë në Kishinau/ Çfarë i pret kuqezinjtë në ferrin moldav

Arkiva, Lajme



Vetëm një pikë na ndan nga kualifikimi i dytë në historinë e Shqipërisë në Euro 2024. Ndaj para ndeshjes me Moldavinë, pikëpyetja e madhe është nëse Silvinjo do të nxjerrë në fushë një skuadër në kërkim të një fitores apo një formacion që do të mjaftohet me një lojë të qetë, aq sa për të siguruar pikën e artë.

Silvinjo: Barazimi, pjesë e lojës

Një ditë para ndeshjes, Silvinjo nuk e mohoi se do të luajë për fitoren. Por sigurisht që llogaritë i ka bërë edhe për barazimin. Ndaj ndeshjen në Kishinau e konsideron një finale. Dhe dihet se finalet nuk janë asnjëherë spektakolare.

“Unë mendoj se të dyja skuadrat e nisin ndeshjen për fitore. Nëse dy ekipe barazojnë dhe nëse ajo ndodh ekipet nuk janë të afta të fitojnë, pra barazimi është pasojë e lojës. Nuk menaxhohet ndeshja për një pikë. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë për fitore. është një fitore për ne. Karikimi është i duhur, Moldavia ekip i fortë në shtëpi ka fituar me Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë” tha ai gjatë konferencës për mediat.

Gjithsesi kuqezinjtë do të zbresin në fushë të qetë. Javën tjetër kanë një shans akoma më të lehtë për kualifikim me Ishujt Faroe. Ndërkohë në anën tjetër të fushës fryn një erë tjetër.

Skuadra e Silvinjos ka treguar karakter deri tani. Ka marrë 13 pikë nga 15 të mundshmet, që nga humbja në Poloni ditën e parë.

Përmirësimet në mbrojtje kanë luajtur një rol të madh në ecurinë e kuqezinjve.Porta ka mbetur e paprekur në tre ndeshjet e fundit. Skuadra ka frymën e grupit dhe funksionon përtej emrave të përveçëm. Këtë e konfirmoi edhe kapiteni, Gjimshiti në prononcimin e tij para ndeshjes.

“Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësoj, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë që jemi shumë afër por s’duhet të harrojmë sa jemi mundur dhe të bëjmë ëndrrën realitet”, deklaroi Gjimshiti.

Moldavia “vdis ose fito”

Moldavia ka hyrë në territorin “fito ose vdis”. Kualifikimi në Europian, për ta do të ishte hera e parë. Mundësinë historike që kishin e shpërdoruan kur barazuan 1-1 me Poloninë dhe i dhanë fund një serie fitoresh. Tani kanë shpresë të fitojnë shansin e humbur.

Trajneri i tyre, Sergei Kleshçenko ishte po aq i ekzaltuar në konferencë me gazetarët, kur u tha se më mirë se të humbnin ndeshjen do të ishte të vdisnin në fushë.

“Sytë e të gjithëve po shkëlqejnë, lojtarët e kuptojnë se njerëzit do të mbushin stadiumin, do të emocionohen dhe do t’i mbështesin. Ne i trajtojmë tifozët tanë me dashuri të madhe dhe e kuptojmë përgjegjësinë që bie mbi ne. Në fushë nuk do të ketë njerëz indiferentë. Tani ndeshja me Shqipërinë është shumë e rëndësishme, nuk po mendojmë ende për ndeshjen me Çekinë. E kuptojmë që është më mirë të vdesim në fushë tani sesa të lëmë gjithçka për ndeshjen me Çekinë”, u shpreh Kleshçenko.

Djemtë e Kleshçenkos janë shndërruar në heronj kombëtarë në Moldavi. Humbja për ta do të ishte fatale, ndaj pritet ta kërkojnë golin sa më shpejt. Pikërisht kjo trysni e jashtëzakonshme për moldavët, mund të kthehet në një situatë të favorshme për Shqipërinë.

Vadim Rata, mesfushor i Moldavise
Vadim Rata, mesfushor i Moldavise

Prandaj edhe kur foli për gazetarët, mesfushori i kombëtares së Moldavisë, Vadim Rata tha se tifozët janë të rëndësishëm, por ai u kërkoi gazetarëve të mos e shtojnë më shumë presionin.

“I kuptoj tifozët, – tha ai,-sepse nuk kemi pasur një mundësi të tillë në histori. Por, ne duam vetëm të dalim në fushë, të japim maksimumin, të tregojmë lojën tonë dhe të fitojmë të gjitha betejat”

Llogaritë e Shqipërisë

Në ndeshjet me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe na mjafton vetëm një pikë, pasi jemi të parët e grupit me 13 pikë.

Ndërsa kombëtarja është në Kishinau për t’u ndeshur me Moldavinë, Çekia dhe Polonia janë dy skuadrat me 2 dhe 3 pikë larg Shqipërisë. Loja e shkëlqyer e kuqezinjve deri në këto momente ka bërë që kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, shanset që të mos kualifikohemi të jenë thuajse zero.

Madje, nëse fitojmë në ndeshjen e fundit në Tiranë në datën 20 nëntor, mund të ruajmë dhe vendin e parë në grup, gjë që do të ishte një rekord historik për kombëtaren shqiptare.



6 Comments

  1. “Bëra kallëzim në SPAK për aferën e kompleksit “Partizani”. Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkrauante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi.

  2. O grua qirë që ke komentuar në krye të faqes ,nuk vure mënd o prag qirë,o motër qirë ai lexon për cfarë bëjnë fjalë në shkrimet o fis qirë por ha mut vënd dhe pa vënd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *