• |
ide | kryesore

Vangjush Dako mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon lirinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako mbetet në burg. Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Dakos për një masë më të lehtë sigurie.

Dako mbahet në qelia që nga muaji qershor, nën akuzën për shpërdorim detyrim në dy raste. Dako ankimoi vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e la në arrest në burg.

Në seancën e vlerësimit të masës, Dako kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese arrest në burg si të padrejtë.

Lexo edhe: SPAK reagon zyrtarisht: Pse u arrestua Vangjush Dako

Lexo edhe: “Lidhjet e krimit me politikën, shqetësuese”, Xhafaj kundër Ramës për arrestimin e Vangjush Dakos

Në qershor, Gjykata e Posaçme firmosi 10 urdhër arreste për Dakon dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, si edhe një biznesmen në fushën e ndërtimit. Procedimi penal ndaj tyre erdhi pas dy kallëzimeve. I pari ishte nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019, që akuzonin për vrasje të mbetur në tentativë.

SPAK zbuloi se pallatit i ishin shtuar pa leje 4 kate. Kallëzimi tjetër u dorëzua nga ish-Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, mbi bazën e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një parregullsi në një procedure tenderi.

Sipas KLSH, buxhetit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 180 milionë nga procedura e tenderimit për rehabilitimin e vijës bregdetare.



4 Comments

  1. xhuxhi ne burg kurse Sala neper konferenca. Sa ka ber Sala konferenca per hallin e vet, skan ber te gjith politikanet ti mbledhesh se bashku.

    1. Nuk është ide e keqe.
      Megjithë këta të korruptuar që po i dalin dymetroshit , ministra e ministresha, kryetarë e kryetare bashkishë, do të duhej të ndërtoheshin shumë burgje e të paguehej shumë para nga taksat e shqiptarëve.
      Meqë Meloni, ka marë përsipër që të gjitha shpenzimet për 3000 afrikanë emigrantë të internohen në kampin e Tepelenës, (më falni në kampin e Gjadrit), le të bëhen 3500 edhe me ata që ja kanë ngrënë dardhat pas shpine Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *