• |
ide | kryesore

I siguroi një shtetasi të huaj kontratë punësimi fiktive, vihet në pranga 30-vjeçari nga Kosova

Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Një 30-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. I riu është arrestuar pasi i siguroi një shtetasi të huaj kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar penalisht është një 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *