• |
ide | kryesore

Mbante armë të ftohta dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Mat

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit pasi i janë gjetur armë të ftohta, municion luftarak e shkop bejzbolli në banesë.

Njoftimi i policisë:

Mbante armë të ftohta (thika), municion luftarak e shkop bejzbolli në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 11 thika të përmasave të ndryshme, municioni luftarak dhe shkopi i bejzbollit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaratit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi E.T., 30 vjeç, banues në Burrel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *