• |
ide | kryesore

Sherr mes të miturve, plagoset me thikë një 17-vjeçar në Mat

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 14-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht, Burrel, ndërsa 14-vjeçari është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *