• |
ide | kryesore

Vrásja me thikë e të riut në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar i përfshirë në ngjarje

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e Grei Bihucit, një ditë më parë në qendër të qytetit. Në pranga është vënë 17-vjeçari K.M  i cili në bashkëpunim me 18-vjeçarin F. M., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë Bihucin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Mbyllini vitet me te bukura te jetes ne biruce. Nuk eshte faji i juaj plotesisht, por i prinderve a te afermeve tuaj qe nuk iua mesuan dhe sistemit te ndyre qe i nevojiten krijesa si ju. Ndoshta kur te pillni vete pas 20 vitesh, keni shancin te ndihmoni brezin e ardhshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *